• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet emigranti: Jeta ime nga Bulqiza në Milano! Jetoj në Itali, por varrin e kam rezervuar në Shqipëri!

by Java News
27/06/2023 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është historia e Agim Murgut nga Bulqiza, që iku në Itali për një jetë më të mirë, në vitin e tmerrshëm të ‘97-ës. Ndonëse e kishte një biznes privat në Shqipëri, Agimi vendosi ta braktisë Shqipërinë pasi pak para ‘97-ës maskat i vodhën paratë me të cilat do ngrinte biznesin dhe për të nuk kishte më të ardhme në Shqipëri. Agimi rrëfeu për gazetaren Rudina Xhunga në rubrikën “Jeta ime” të emisionit “Shqip” në DritareTv se si iku nga Vlora me gomone në ‘97-ën në një anije të rrethuar nga maskat e armatosura. Unë jetoj në Milano, por varrin e kam rezervuar në Shqipëri, thotë Agimi.

“Kam 26 vjet në Milano, kam ikur nga Shqipëria në vitin 1997 me gomone nga Vlora. Kam hipur katër herë në gomone, herën e katërt arrita. Herët e tjera ose na ndiqte helikopteri ose kishte dallgë dhe na kthenin. Kisha frikë veç një natë kur kishte dallgë, por isha përgatitur se kisha marrë në një çantë një top kamerdareje në rast se do futeshim në ujë të më mbante topi mbi ujë. Kisha një shpresë të shpëtoja. Unë kam punuar në marinë dhe isha mësuar me detin, shokët e mi kishin frikë.

Ata që drejtonin anijen ishin të armatosur nuk flisje dot asnjë fjalë se përfundoje në det. Kur filloi dallga e madhe dolëm deri te gjiri ku del në det të hapur, sa kaluam grykën e Sazanit dhe Karaburunit, ata ndaluan dhe uji po na vinte nga sipër dhe u lagëm të gjithë. Asnjëri nga ne nuk fliste dot se nuk dije çfarë të ndodhte. Unë u them shokëve; “Nëse këta do të nisen sonte, asnjëri nga ne nuk shpëton i gjallë.” Ata u frikësuan shumë dhe kur tha ai i skafit që do kthehemi mbrapsht erdhëm në vete. Janë mbytur shumë njerëz, nuk do ishim ne të parët. Ne ikëm në kohën kur ishte nami i zi, të shtëna me armë gjithandej, njerëzit e armatosur.

Dhe aty ku rrinim në shtëpi, nuk shkonim pranë dritares, po rrinim mbas murit sepse kishim frikë mos na vinin plumbat rikoshet dhe na vrisnin. Unë ika nga Shqipëria sepse, kur hyri demokracia unë dola privat dhe blemë një makinë, nuk ishim keq, por atëherë u bë rrëmujë e madhe. Pak para ‘97-ës, duke bërë tregti maskat na vodhën lekët që morëm nga banka në Tiranë. Dhe u detyrova të marr rrugën e emigrimit, të vij për Itali. Atje nuk jetohej më, sidomos kur u hapën edhe depot e armëve dhe u shkatërrua çdo gjë. Unë sot jetoj në Itali, por çdo gjë, kujtimet i kam në Shqipëri. Unë e kam vendin në Shqipëri, edhe varrin e kam rezervuar pranë bashkëshortes së parë, në Shijak. Unë jetoj, punoj në Milano, por kam paguar një vend për të më varrosur në Shijak, aty ku prehet bashkëshortja ime e parë.”, rrëfeu zoti Agim Murgu për gazetaren Rudina Xhunga./m.j

Next Post
Prangoset menjëherë/ Shqiptari në Itali rreh brutalisht shokun e verbër, i thyen krahët dhe brinjët!

Prangoset menjëherë/ Shqiptari në Itali rreh brutalisht shokun e verbër, i thyen krahët dhe brinjët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In