• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet Dybala: Juventusi, trajneri i ri, e ardhmja, Argjentina dhe Ronaldo

by A R
24/05/2019 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është rrëfyer 360 gradë në një intervistë për “Sky Sport”, duke analizuar të tashmen dhe duke rrëfyer planet për të ardhmen. “Ky nuk ka qenë një sezon si gjithë të tjerët, por si grup kemi arritur objektivat”, thotë Dybala.

Ditët e fundit është përfolur se argjentinasi do të largohet dhe kjo është thënë nga vëllai i tij, që është edhe menaxheri i lojtarit. “Vëllai im ka folur për hesapin e tij. Unë kam biseduar me Paratici në lidhje me atë që dua të bëj sezonin tjetër. I thashë se dua të qëndroj te Juventusi. Të gjithë e dinë se jo gjithçka varet nga unë. Juventusi do të bëjë zgjedhjet e saj dhe skuadrën e sezonit të ri me trajnerin që do të vijë. Gjithsesi, ata e dinë se unë dua të qëndroj këtu”, tha Dybala.

Si do të jetë trajneri i ri? Çfarë pret Dybala nga ai dhe çfarë do t’i thotë për t’ia mbushur mendjen ta mbajë në ekip? “E rëndësishme është të fitojmë, unë bashkë me Juventusin e ri. Të gjithë duan një futboll të bukur dhe ka shumë trajnerë që mund ta realizojnë këtë gjë. Trajnerin e ri nuk e zgjedh unë por klubi”, shprehet Dybala.

Dybala shprehet edhe në lidhje me marrëdhënen që ka me Cristiano Ronaldo, një lojtar jo disodo, por fituesin 5 herë të Topit të Artë. “Një përvojë e bukur të luash me Cristiano. Kam kënaqësinë të luaj me të, një nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit. Ndonjëherë është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për ta pëshkruar”, thotë sulmuesi 25-vjeçar.

Së fundi, sulmuesi argjentinas flet edhe për eksperiencën në kombëtare, ku është grumbulluar së fundi. “Dua shumë të fitoj diçka me kombëtaren. Të gjithë duan të fitojnë një trofe aty. Shpresojmë që të bëjmë një Kupë të Amerikës të denjë për emrin e Argjentinës dhe në fund të çojmë në vendin tonë trofeun”, u shpreh Dybala.

Next Post
VIDEO / Si u rrahën me policinë deputetët e PD, brenda Drejtorisë së Tiranës

VIDEO / Si u rrahën me policinë deputetët e PD, brenda Drejtorisë së Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In