• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rrëfehet bashkëshorti i Valbonës, gruas që mori djalin dhe i’u bashkua ISIS në Siri

by A R
12/12/2016 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afrim Berisha, bashkëshorti i Valbonës, shqiptares që dy vjet më parë rrëmbeu djalin dhe shkoi nga Italia në Siri, rrëfen për herë të parë në “Wake Up” në Top Channel,  historinë e gruas së tij  që u radikalizua përmes internetit.

“Në 17 Dhjetor të vitit 2014 gruaja është larguar në drejtim të Turqisë dhe pastaj në Siri. Ajo më shkruajti pas tre ditësh, më tha: jam në Siri. Këtu nuk ka shkuar as në xhami, e gjitha ndodhi përmes telefonave dhe internetit. Sipas të dhënave, ka lidhje me disa në Kosovë. Edhe bileta është prerë nga Kosova”, tregon Afrimi.

Për herë të fundit, Afrimi ka komunikuar me djalin përmes telefonit në janar të vitit 2015. Alvini, asokohe 6 vjeç, i tha të atit se donte të kthehej në Itali për të vazhduar shkollën, por nuk e lejonin: “Në 18 janar 2015 ka qenë hera e fundit kur kam folur me djalin. Telefonata zgjati 1 e minutë e disa sekonda. Ai filloi të qante. Më tha “babi, hajde të më marrësh se unë nuk mund të jetoj këtu”. Vijnë aviona dhe hedhin bomba”.

Afrim Berisha ka tentuar dy herë të shkojë në Siri për ta rikthyer djalin në shtëpi, por në kufirin turko-sirian nuk e kanë lejuar të vazhdojë rrugën. Ai thotë se do ta kërkojë Alvinin, tashmë i quajtur Yusuf në Siri, derisa të mundet…

“Po mendoj të shkoj prapë, por policia italiane më ka thënë që po punojnë për ngjarjen. Kam bërë takime dhe denoncim edhe në Tiranë, por asgjë deri tani. As më kanë njoftuar nëse dyshojnë për ndonjë gjë apo jo. Unë nuk ndalem derisa ta gjej djalin; gjallë apo vdekur, unë djalin do ta sjell në shtëpi”, thotë Afrimi.

Kjo histori e prezantuar fillimisht në programin televiziv “Le Iene”, së fundmi është rikthyer në vëmendjen e mediave fqinje, pasi prokuroria italiane ka lëshuar një urdhër-arresti për Valbona Berishën, që braktisi burrin dhe dy vajzat për t’u bashkuar me radhët e ISIS-it. Mbi të rëndon akuza e terrorizmit ndërkombëtar.

Next Post
“S’është e lehtë t’jesh djali i babës së mirë”… Ministri përkujton të atin, profesor Hamit Beqajn

Beqaj: Partneriteti publik-privat i suksesshëm, opozita përpiqet të demotivojë qytetarët për Chek-Up falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com