• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrahu prindërit dhe i kërcënoi, 34-vjeçari kapet në mal, i gjejnë arsenal armësh dhe dinamit

by A R
17/05/2023 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i identifikuar si Danjel Gaxhja, i cili ushtroi dhunë ndaj prindërve dhe i kërcënoi me jetë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën ku rrinte i fshehur në mal, iu gjetën edhe armë, municione e dinamit.

“Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.  Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata për jetën, në banesë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, i cili dyshohet se ka qëndruar i fshehur për disa ditë, në terrenin malor të fshatit Shushicë. 

Më datë 05.05.2023, pas ndërhyrjes nga Policia, në banesë u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, si rezultat i të cilit u kap në fshatin Shushicë dhe u vu në pranga shtetasi: Danjel Gaxhja, 34 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Më datë 05.05.2023, në fshatin Shushicë, shtetasi D. G., i cili ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata me jetë, sapo konstatoi mbërritjen e shërbimeve të Policisë, doli nga banesa dhe u largua në terrenin e vështirë malor të fshatit, ku dyshohet se ka qëndruar i fshehur gjatë këtyre ditëve. 

Pas ndërhyrjes nga Policia, gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia e Elbasanit.

/a.r

Next Post
“Raporti i Dick Marty u sponsorizua nga Putin”, Rama në KiE: Korrigjoni gabimin që bëtë me Thaçin dhe UÇK

"Raporti i Dick Marty u sponsorizua nga Putin", Rama në KiE: Korrigjoni gabimin që bëtë me Thaçin dhe UÇK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com