Një shqiptar është arrestuar nga policia e Peruxhias pasi ka ushtruar dhunë në familje. Sipas mediave italiane, shqiptari ka dhunuar bashkëshorten e tij së bashku me djalin, pasi nuk kishte gjetur darkën gati.
Të dy të dhunuarit u gjetën në rrugë nga policia, e cila i shoqëroi në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe patrulla të tjera, të cilat bënë të mundur arrestimin e shqiptarit, i cili ishte edhe pa dokumente të rregullta qëndrimi në Itali.
Pas kësaj ngjarje, ai është dërguar në aeroportin e Fiumicinos dhe është nisur për në Shqipëri, ndërsa djali dhe gruaja janë dërguar në një qendër sociale. /b.d