Një person në Korçë ka fyer gjyqtarin dhe ka kanosur rojën e sigurisë gjatë gjyqit për dhunë ndaj gruas së tij. Për këtë arsye është arrestuar në moment nga policia.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. Dh., i cili akuzohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes me inicialet S. Dh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Bulgarec.
Seanca po mbahej për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes së tij S. DH, 37 vjeçe, banuese në fshatin Bulgarec, Korçë, ku 40-vjeçari ka fyer gjyqtarin e çështjes A. L., si edhe ka kanosur me fjalë 37-vjeçaren dhe rojën e sigurisë së Gjykatës, shtetasin I. B.
/e.rr











