Një 35-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj.
Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se Florind Shabani akuzohet se për motive të dobëta rrahu shtetasin me inicialet I.Sh., 66 vjeç
NJOFTIMI I POLICISË
Ushtron dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga policia
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Florind Shabani, 35 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit I.Sh., 66 vjeç banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal
a.ç