• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrahu 12 nxënës, mësuesi u lirua nga gjykata sepse ishte dekoruar

by A R
15/03/2016 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet argumenti i plotë që kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, Halil Vani, dha gjatë seancës për masën e sigurimit personal për mësuesin Agim Muça.

Gjyqtari ishte njëkohësisht kryesuesi i seancës për vlerësimin e masës për arsimtarin e akuzuar për dhunimin e nxënësve të shkollës fillore “Orzhanov”.

Në seancën e mbajtur të dielën, që përfundoi me lirimin nga burgu dhe lënien në arrest shtëpie të mësuesit, gjyqtari theksoi se, krahas moshës, sjelljes korrekte, punës së gjatë në arsim të Muçës, duhet marrë në konsideratë edhe fakti se ai është dekoruar nga Presidenti i Republikës me medalje për punën dhe përkushtimin në edukimin e fëmijëve të krahinës së Gollobordës.

Në fillim të seancës, Vani theksoi se shtetasi Agim Muça është kallëzuar në Polici për dhunë ndaj të miturve, ndërkohë organi i akuzës kërkon ndëshkimin e tij për veprën penale për të cilën ai akuzohet.

“Dëgjuam me vëmendje akuzën, shtetasin Agim Muça dhe mbrojtjen e tij. Arrijmë në konkluzionin se ndalimi i këtij shtetasi është kryer konform ligjeve në fuqi. Po ashtu dosja në ngarkim të shtetasit Agim Muça ka mbërritur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër brenda afateve ligjore”, theksoi kryesuesi i seancës, Halil Vani.

Duke argumentuar masën e sigurimit personal, Vani tha se Agim Muça nuk rezulton të ketë kryer më parë vepra penale si kjo që akuzohet apo të jetë dënuar nga organet e drejtësisë. Sipas Vanit, nuk ka prova e fakte të qenësishme që 63-vjeçari të ketë dhunuar nxënësit e shkollës “Orzhanov”.

“Personi nën hetim nuk paraqet rrezikshmëri në marrjen e provave nga strukturat e specializuara. Nuk ka dyshime se shtetasi Agim Muça mund të largohet, kjo edhe për shkak të moshës që ka. Shtetasi Agim Muça nuk është përsëritës dhe as i dënuar më parë”, shtoi Vani gjatë ligjëratës së tij.

Ai mori në konsideratë faktin se Muça ka punuar shumë vite në sektorin e arsimit dhe se është dekoruar.

“Shtetasi Agim Muça, tha gjyqtari Vani, rezulton të ketë qenë edukator për më shumë se 40 vjet. Ai është dekoruar për meritat e tij nga Presidenti i Republikës me medalje të ndryshme si ‘Mjeshtër i Merituar’ dhe ‘Naim Frashëri’, klasi I-rë. Ndaj vendimi i gjykatës nuk ka vetëm qëllim ndëshkues, por edhe humanitar”, nënvizoi Vani. Sipas tij, masa më e përshtatshme është ajo e “arrestit shtëpiak”.

Megjithatë, hetimet për rastin po vazhdojnë. Ndaj mësuesit denoncuan prindërit e tri vajzave të mitura, të klasës së tretë dhe klasës së pestë të shkollës së fshatit, “Orzhanov”. Ata pretenduan se fëmijët ishin dhunuar me shuplaka e më pas ishin goditur me dru zjarri nga mësuesi 63 vjeç. Rastin e dënoi edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

H. Pasha / Panorama

Next Post

Seks dhe kokainë në Itali, ekstradohet në Shqipëri “Princesha Eva”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In