• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrahjet e zemrës triumfuan mbi flakët që i dogjën trupin, 2-vjeçarja fiton jetën e dytë

by S T
25/05/2025 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

75% e trupit e djegur, pjesa më e madhe e djegieve e përqendruar në kokë, trupi i vogël i një 2-vjeçareje i stëmunduar nga plagët ndërsa gjendej në koma dhe 90% e probabilitetit të jetës nuk ekzistonte. Ky ishte bilanci për Esmën e vogël që për shkak të një incidenti nga vëllai 13-vjeçar në shtëpi, thuajse humbi jetën.

“E Diela Ndryshe” i gjen Arbër Hajdarin dhe Ardit Gjebrean në shtëpinë e vajzës duke biseduar me nënën, Mirelën për këtë sfidë shëndetësore. Falë “Fundjavë Ndryshe” dhe një besimi të palëkundur se vajzës mund t’i shpëtohej jeta, pavarësisht se mjekët s’kishin kurrfarë shprese, u mundësua dërgimi i saj për kurim në Itali.

Siç tregon Arbri në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Esma qëndroi 3 muaj në spital. Shpenzimet e transportit dhe ato spitalore kanë kaluar vlerën 100 mijë euro, ndërsa përshkruan se çfarë ndodhte në dhomën e izoluar të spitalit. Kur shpresat ishin duke u venitur se Esma do të zgjohej, pas një muaji, ajo ‘lindi’ për herë të dytë.

Arbër Hajdari: Unë isha shumë në merak sepse ishte vendimi im që Esma të nisej, edhe kur të gjithë mjekët që na rrethonin, që dinë më shumë se ne, tentuan të ma mbushnin mendjen, kisha një ndjenjë që duhet t’i shkojmë deri në fund, duhet t’i japim një mundësi deri në fund. 3 ditë më vonë udhëtova unë për në spital në Itali. Me të mbërritur atje, kam parë që ishin 20 mjekë të angazhuar vetëm me rastin e Esmës. Kishte mjekime çdo 20 minuta dhe kishte mjekime që e mbanin në gjendje të fjetur për shkak të dhimbjeve të papërballueshme. Ato 3 muaj kanë qenë të vështira. Mbaj mend që pas 1 muaji, ata filluan të testojnë zgjimin. Ne në kontakt të vazhdueshëm me Mirelën përditë, Mirela si është sot, Mirela, si është tani. E mbaj mend si të ketë ndodhur tani afër kur Mirela më dërgoi një mesazh shoqëruar me një foto që vajza u zgjua.

Ardit Gjebrea: Si ka qenë ai moment?

Mirela: Ishte momenti më i lumtur në jetën time kur u zgjua Esma sepse nuk e prisnim që Esma të kthehej prapë. Shihnim aparaturat kur lëviznin, shihnim Esmën kur ishte shumë keq se unë rrija 24 orë aty te një xham se brenda nuk lejohej./tvklan.al

Next Post
Zelensky: Heshtja e Amerikës po inkurajon Putinin

Zelensky: Heshtja e Amerikës po inkurajon Putinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

November 2, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

November 2, 2026
Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

November 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In