• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrahja e libanezit, hetime për një biznesmen nga Durrësi

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni amerikan me origjinë libaneze, Faad Mitri, i cili u dhunua pak ditë më parë në rrugën e Rinasit është marrë sërish në pyetje nga oficerë të policisë dhe prokurorisë. Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije se ndryshe nga çfarë ai kishte deklaruar herën e parë, që dhuna ndaj tij nuk kishte lidhje me biznesin, këtë herë 54-vjeçari ka treguar se shkak i ngjarjes dyshon të jetë pikërisht prona në Gjirin e Lalzit, ku do të ndërtohet një resort turistik. Pasditen e së shtunës, investitori i fuqishëm u dhunua nga persona ende të paidentifikuar, të cilët gjatë aktit barbar i kishin dhënë edhe mesazhin “Ik nga Shqipëria, ose ndalo punimet”. Ndërkaq, burimet e sipërpërmendura sqaruan se nga hetimet e deritanishme, pista kryesore e kësaj ngjarjeje është duke u hetuar mbi atë të konfliktit për pronën. Duke treguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes, 54-vjeçari ka rrëfyer para hetuesve se edhe më herët ka pasur kërcënime nga persona që nuk i njihte, apo persona që nuk i kishte parë ndonjëherë. Burime konfidenciale të “Gazeta Shqiptare” pohuan se dyshohet se pas dhunës barbare të ushtruar ndaj biznesmenit libanez, fshihet një biznesmen nga qyteti i Durrësit. “Nuk mund të japim ende asnjë emër konkret për shkak se çështja është ende nën hetim, por jemi duke hetuar mbi një biznesmen nga Durrësi”, thanë burimet.

Masat në spital

I shtruar ende në një spital privat në Tiranë, biznesmeni ruhej nën masa të rrepta sigurie. Në katin e katërt të spitalit, para derës së dhomës ku ndodhej 54-vjeçari, qëndronin dy efektivë policie të komisariatit numër 6. Dy punonjësit e policisë nuk lejonin askënd të futej në dhomën e të dëmtuarit pa miratimin e familjarëve të biznesmenit, si dhe miratimin e vetë këtij të fundit. Po ashtu, çdo person që tentonte të futej në dhomën e tij, fillimisht dorëzonte të dhënat personale tek dy efektivët. Ndërsa, njëri prej tyre filmonte personin që bisedonte me familjarin e biznesmenit, nëse ky i fundit do ta lejonte të futej brenda ose jo. Ditën e djeshme, “Gazeta Shqiptare” kontaktoi me një prej familjarëve të 54-vjeçarit, ndërsa në dhomën e biznesmenit, prej më shumë se një orë ndodhej avokati i tij.

Ngjarja

Katër ditë më parë, persona të panjohur u përplasën qëllimisht me makinën tip Mitsubishi, me të cilën ishte duke udhëtuar biznesmeni. Agresorët sapo kanë dalë nga makina, kanë ushtruar dhunë ndaj tij si dhe ndaj drejtuesit të mjetit, personit me iniciale E.M.. Ngjarja e rëndë u shënua në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit. Ditën e ngjarjes, policia e kryeqytetit tha zyrtarisht se dhuna ndaj këtyre personave u ushtrua për arsye banale gjatë konfliktit pas aksidentit. Kurse, autorët kanë qenë duke lëvizur me makinën tip Volkswagen Tuareg me targa italiane të vjetra, e cila nuk rezulton ta ketë kaluar në rrugë zyrtare kufirin shqiptar.

BW/d.i.

 

Next Post
Flet “gruaja më e shëmtuar në botë”

Flet “gruaja më e shëmtuar në botë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In