• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrahja e gazetarit Ilnica, reagon FK “Kastrioti”: Distancohemi, Vogli s’është presidenti ynë

by Java News
10/05/2016 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit të lajmit se gazetari Eduart Ilnica është rrahur barbarisht nga Presidenti i Klubit të Kastriotit, ka reaguar vetë klubi përmes një deklarate për shtyp. Klubi distancohet nga dhuna e ushtruar nga ana e Alban Voglit, duke sqaruar se ai, nuk është President i Kastriotit por shefi i Klubit të sporteve në Bashkinë e Krujës.

“Ndaj, çdo incident personal i individëve jashtë fushës së futbollit nuk i përket KF Kastriotit, e as lojtarëve, trajnerëve apo zyrtarëve të Klubit të Futbollit Kastrioti,” thuhet në deklaratën e klubit.

 Deklarata e plotë e KF Kastroti

KF Kastrioti dëshiron të informojë gjithë opinionin publik mbi ngjarjet e fundit dhe përbaltjen e emrit të një ekipi elitar të futbollit Shqiptar nga persona që për interesa personale kërkojnë të dëmtojnë imazhin e tij.

“KF Kastrioti” është një shoqëri me kapital të kufizuar me 75% të aksioneve private dhe 25% të aksioneve publike ( Bashkia Krujë). Aksionet private zotërohen nga z.Oltion Shehi, që është edhe president i Klub Futboll Kastrioti.

Përsa i përket prononcimeve të fundit që e etiketojnë z.Alban Vogli president, po ju informojmë që personi në fjalë është shefi i klubit të sporteve në Bashkinë e Krujës.

Ndaj, çdo incident personal i individëve jashtë fushës së futbollit nuk i përket KF Kastriotit, e as lojtarëve, trajnerëve apo zyrtarëve të Klubit të Futbollit Kastrioti.

Për sa kohë drejtesia nuk është shprehur, ndërkohë që nëpër media qarkullojnë informacionet që gazetari i dhunuar e paska njohur z.Vogli nga fotot, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se distancohemi zyrtarisht nga çdo veprim i dhunshëm dhe arbitrar që kërkon të prishë imazhin e KF Kastriotit.

Ndërsa përsa i përket pretendimeve të KS Korabit, se një person i pa autorizuar ka qëndruar në pankinën e KF Kastriotit në ndeshjen Korabi-Kastrioti, personi në fjalë është Z.Gazmend Vogli, që në klub mban postin e drejtorit sportiv të KF Kastriotit me kontratë të rregullt pune i çertifikuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndaj, personi në fjalë nuk është person i pa autorizuar për të qenë në pankinë siç u shpreh z.Shemsi Prenci në një program televiziv, por është zyrtari i KF Kastriotit, ku sipas rregullores në pankinë lejohet të qëndrojë një zyrtar i klubit të futbollit.

Kemi respektuar çdo rregull të vendosur nga institucioni suprem i futbollit shqiptar dhe kemi paraqitur çdo dokument zyrtar mbi deklaratën e sipër cituar. javanews/ a.k

Next Post

Anëtarëve të FIFA-s u propozohet njohja e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In