• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrahja barbare në Shëngjin, shkaku për pagesën e ashensorit

by Aalison Pearse Stevens
04/07/2016 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrahja barbare në Shëngjin, e cila bëri xhiro online, ka ndodhur më 16 qershor dhe ndërkaq policia e ka arrestuar autorin e dyshuar.

Bëhet fjalë për një konflikt të lidhur për shkak të pagesës së ashensorit, që përfundon me plagosjen e dy personave me armë zjarri. Policia bëri të ditur se të plagosurit janë Mimoza Aliaj, 49 vjeçe, dhe Gentian Malshi, 38 vjeç. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjence në Spitalin e Lezhës nga ku mësohet se pasi kanë marrë ndihmën e parë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gentian Malshi, 38 vjeç (që në video shihet i shtrirë përtokë) është konfliktuar me Gëzim Aliajn, 52 vjeç, përgjegjës i pallatit ku 38­vjeçari kishte blerë hyrje.

Por, ai e mbante apartamentin të mbyllur, pasi aktualisht jetonte në fshatin Pllanë të Lezhës dhe ende nuk ishte zhvendosur në banesën e re. Duke menduar se detyrimet nisnin vetëm në momentin kur të jetosh në pallat, 38­vjeçari refuzonte të paguante paratë e ashensorit. Për këtë shkak, 52-­vjeçari Gëzim Aliaj ka debatuar me të dhe duke i bërë të qartë se të gjithë banorët e pallatit duhej të paguanin për mirëmbajtjen e ashensorit, pasi edhe banorët sezonalë e përdorin atë në momentin që zhvendosen në apartamentet e blera në muajt e verës. Por i riu është justifikuar me faktin se nuk kishte pse të paguante përderisa nuk jetonte në këtë pallat. Më kot janë përpjekur të sqarohen pasi situata ka degraduar fillimisht me sherr mes tyre, e më pas deri në përplasje fizike. Më pas 38­vjeçari ka marrë një armë gjahu çifte që e kishte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të Gëzim Aliajt. Ky i fundit ka mundur që të shpëtojë, por nga të shtënat ka mbetur e plagosur gruaja e tij, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin. Pasi ka parë gruan e plagosur, Gëzim Aliaj i është kundërpërgjigjur Malshit. Ai ka marrë një armë çifte që e mbante në banesë dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur. Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Më tej, Policia ndërhyri duke arrestuar 38­-vjeçarin dhe sekuestruar një armë shotgan dhe ndaj tij rëndon akuza “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese» mbetur në tentative. Gjithashtu, është proceduar dhe Aliaj për “Plagosje e lehtë me dashje”, është sekuestruar arma e përdorur prej tij. Në video, në cep të saj, në krahun e djathtë mund të shihet dhe në një moment dhe gruaja e plagosur nga 38-vjeçari.

BW/d.i.

 

Next Post

Zbulohet arsyeja se pse Enca e nxjerr trupin vetëm kur është në plazh (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com