• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrahën për vdekje pronarin e marketit, Gjykata lë në burg vëllezërit

by A R
16/04/2017 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për dy vëllezërit Ekonomi, të cilët akuzohen se rrahën për vdekje 60-vjeçarin Agim Arapi.

Mbrojtja i kërkoi trupës gjykuese një masë më të lehtë, duke ofruar garanci pasurore në këmbim, por gjyqtarja e çështjes vendosi t’i linte në burg Kostandin dhe Kujtim Ekonomin. Kërkesa për arrest me burg erdhi nga organi i akuzës, të cilët i bënë një përmbledhje të gjithë dinamikës së ngjarjes së 11 prillit. Avokatët e vëllezërve e pranuan dinamikën e ngjarjes që paraqiti prokurori por kërkuan masën e arrestit për shpi ose garancinë pasurore.

Vetë të akuzuarit nuk pranuan të shpreheshin, duke u pajtuar me përfaqësimin e avokatëve të tyre. Pasi dëgjoi të gjitha palët, trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtarja Eda Kaja vendosi për dy vëllezërit masën e arrestit në burg.

Kostandin dhe Kujtim Ekonomi nuk morën përsipër të flisnin apo të jepnin detaje mbi konfliktin, si dhe as iniciativën që të kërkonin falje para trupit gjykues për krimin e kryer. Sipas tyre, qëllimi nuk ishte ta vrisnin 60-vjeçarin, por vetëm ta trembnin dhe i kërkuan që ai t’i kërkonte të falur dhëndrit të tyre, Jurgen Kurtit, me të cilin kishin debatuar disa minuta më parë.

Në seancën gjyqësore morën pjesë të afërm e familjarë të autorëve të dyshuar të krimit, por asnjë prej familjes së viktimës Agim Arapi. Gjithashtu, edhe Jurgen Kurti, i cili ishte molla e sherrit për këtë ngjarje të rëndë, nuk ishte i pranishëm në sallë, për të mbështetur vjehrrin e tij. Për të evituar ndonjë konflikt të mundshëm mes familjarëve të autorit dhe të viktimës, policia kishte shtuar forcat e sigurisë në sallën e gjyqit, pavarësisht se nuk u konstatua asnjë prej familjarëve të viktimës.

Next Post
Nishani dekreton 4 ministrat: Xhafaj i papërshtatshëm,por Kushtetuta nuk më jep të drejtë t’a refuzoj

Nishani kundër shtyrjes së zgjedhjeve: E kam dekretuar 18 Qershorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In