• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrahën burrin e motrës para derës së policisë, 5 muaj burg për dy vëllezërit

by Aalison Pearse Stevens
25/09/2016 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vëllezër kanë dhunuar me grushte dhe sende të forta kunatin e tyre para portës së një Komisariati Policie në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në qershor të këtij viti përballë Komisariatit nr.3. Vëllezërit K. T. dhe G. T. sapo kishin dalë nga ambientet e Komisariatit, ku kishin shoqëruar motrën e tyre, e cila kishte kallëzuar dhunën nga bashkëshorti.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj dy vëllezërve, të cilët u proceduan pas ngjarjes dhe u dërguan si të pandehur për konsumimin e veprës penale të “dhunës në familje”.

Ata u arrestuan në kushtet e flagrancës nga efektivët e Komisariatit në fjalë dhe u hetuan më tej në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjykimi i tyre në Gjykatën e kryeqytetit u mbyll me një seancë gjyqësore, në përfundim të së cilës trupi gjykues i deklaroi të pandehurit fajtorë për akuzën e ngritur ndaj tyre dhe i dënoi me nga 5 muaj e 10 ditë heqje lirie secilin.

Sipas vendimit të Gjykatës, episodi i dhunës në familje është shënuar mbrëmjen e 5 qershorit 2016, në rrugën “Mine Peza”, pikërisht përballë godinës së Komisariatit të Policisë nr. 3, Tiranë.

“Të pandehurit G. T. dhe K. T. gjendeshin në atë moment përballë Komisariatit të Policisë nr. 3, pasi motra e tyre ishte paraqitur për të bërë kallëzim penal për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj T. P.

Në momentin që po prisnin që të përfundonin veprimet hetimore, ata kanë parë afër godinës së Komisariati kunatin e tyre, i cili ishte në këmbë pranë makinës së tij”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Prania e kunatit, ndaj të cilit familjarja e tyre po bënte një kallëzim, duket se nuk është pritur mirë nga të pandehurit. Sipas rrethanave të cituara në vendimin e gjykatës, në këtë moment dy të pandehurit janë afruar në drejtim të kunatit.

Pasi kanë mbërritur në vendin që ai ishte, ata e kanë qëlluar me grushte dhe sende të forta. Nga veprimet e tyre ndaj kunatit, këtij të fundit i kanë shkaktuar dëmtime të rënda për shëndetin.

Sipas aktit të ekspertimit mjekoligjor, të mbajtur për të dëmtuarin T. P., ka rezultuar se ai ka pësuar dëmtime që i kanë shkaktuar humbjen e aftësisë për punë në masën mbi nëntë ditë.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Lezhë, ndërpritet ndeshja, në fushë ulet helikopteri që sillte nusen

Lezhë, ndërpritet ndeshja, në fushë ulet helikopteri që sillte nusen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In