• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Roza Lati: Ju tregoj historinë time me Stine-n

by
27/09/2015 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Roza Lati: Ju tregoj historinë time me Stine-n

Është e njohur për stili e saj pin­up, por edhe për natyrën çapkëne. Roza Lati, një ndër konkurrentet më të përfolura të edicionit të dytë të “Dance with me”, është vënë në qendër të mediave qysh në javën e parë. Jo aq për pjesëmarrjen në garë, dëshirën dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për t’u përfaqësuar denjësisht se sa për partnerin, me të cilin disa vite më parë ka pasur një histori dashurie.

Në një intervistë të kësaj jave, Roza tregon me hollësi mënyrën si u bë pjesë e këtij show dhe që nuk e pati fare problem jo vetëm që në garë ishte edhe ish i dashuri i saj, por as kur mori vesh që ai do të ishte partneri i saj në skenë, përkundrazi, e konsideroi veten me fat: “Nesti është një kërcimtar shumë i mirë në radhë të parë, pastaj i hyri muzikës. Kur mora vesh më pas që ai do të ishte partneri im në skenë, mendova: Çfarë fati! Paskam partnerin më të mirë të “Dance with me”.

193419

Edhe pse ata të dy janë ndarë para 7-­vjetësh, vijojnë të kenë kontakte me njëri­tjetrin, ruajnë respektin dhe miqësinë ndër vite. Sa për ndjenjën, “ajo ka vdekur me kohën”,­ thotë Roza. Ata të dy tashmë kanë krijuar lidhje të reja në jetët e tyre dhe për këtë, ndihen të lumtur. Partnerja e Nestit, e cila gjendet shpesh për të mbështetur të dashurin e saj edhe gjatë provave, “ka pasur një sjellje shumë fisnike”, – thotë Roza, ndërsa i dashuri i saj, është njëri më diskret dhe ajo nuk do që ai të përfshihet në profesionin e saj. Megjithatë, natyrisht, ai e dha mendimin e tij për natën e parë të performancës së çiftit: “Partneri im është fans i Nestit, i dëgjon këngët e tij dhe i pëlqen shumë ato. Për performancën tonë të parë, ai tha që Nesti ishte super. Jemi evropianë motra, të lutem shumë tani”, ka thënë Roza duke i shuar një herë e mirë aludimet që dy ishpartnerët mund të kenë filluar sërish interesin ndaj njëri­tjetrit.

Next Post

Vajza qan pasi provon Pepsi për herë të parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com