• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rotacioni PD-LSI: A do të vazhdojë korrupsioni?

by Eduard Zaloshnja
31/07/2016 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

LSI-ja ka qenë shkaktare e dy rrotacioneve të fundit të pushtetit në Shqipëri – të vetmet rrotacione të njëpasnjëshme përmes zgjedhjeve normale në historinë e shtetit shqiptar.  Më 2005, duke u shkëputur nga PS-ja dhe duke garuar pa bërë koalicion me ndonjë parti, LSI-ja i ndau votat e majta, duke bërë të mundur që koalicioni i Berishës të vinte në pushtet me vetëm 41% të votës popullore. Më 2013, pasi iu bashkua koalicionit të Ramës, LSI-ja bëri të mundur që ky koalicion të merrte 83 mandate paralmentare, nga të cilët PS-ja dhe satelitët e saj morrën 67 mandate – vetëm një më tepër sesa kishin marrë katër vjet më parë.

Nga zhvillimet e 12 muajve të fundit, duket se LSI-ja po shkon drejt një koalicioni me PD-në (sinjalin e parë e ka dhënë Meta para një viti nga  Çorovoda, kur i tha publikisht Berishës se ai është malësor nga Skrapari, e kur thotë “po”, thotë “po”). Kurdo që të formohet ky koalicion – para apo pas zgjedhjeve të kohshme apo të parakohshme – gjasat janë që ai të prodhojë rrotacionin e tretë paqësor rradhazi të pushtetit në Shqipëri. Shifrat e zgjedhjeve qysh prej 2005-ës e tregojnë këtë gjë – LSI-ja ka qenë përcaktuese e emrit të kryeministrit dhe të kryebashkiakut të Tiranës në 11 vjetët e fundit.

Rrotacionet e pushtetit përmes zgjedhjeve përbëjnë thelbin e mekanizmit vetëkorrigjues të demokracisë liberale. Si të tilla, ato janë një kusht i domosdoshëm i ekzistencës së saj – përndryshe, do të kishim një sistem ku duhet pritur deri sa të vdesë sundimtari në pushtet, që të ketë gjasa për ndryshimin e gjendjes së një vendi. Por siç ka treguar historia botërore, rrotacionet e pushteti përmes zgjedhjeve mund të jenë kusht i domosdoshem për ekzistencën e demokracisë liberale, por jo edhe i mjaftueshëm.

Një ilustrim të kësaj aksiome na e ka dhënë Lordi Ashdown, ish “guvernatori” ndërkombëtar i Bosnjës, kur shkroi se komuniteti ndërkombëtar kishte shpenzuar qindra miliona dollarë për të zhvilluar partitë, shoqrinë civile, mediat dhe zgjedhjet e lira e të ndershme në Bosnjë, por gjithë ai investim kishte prodhuar vetëm rrotacione pushteti që pasoheshin me rritje të pandëshkueshmërisë së korrupsionit.

Dhe e ngjashme duket situata edhe në Shqipëri. Para 2005-ës, Berisha i “Duarve të pastra” betohej e stërbetohej se do t’i zhbënte koncensionet abuzive të qeverisë Nano dhe se do t’i fuste në burg të gjithë përgjegjësit e tenderave korruptivë.  Por koncensionet vazhduan — edhe sot Petrolifera dhe Aeroporti i Rinasit kanë marzhe fitimi 40%-52% — ndërsa qeveritarëve të Nanos, me atë vetë në krye, nuk u hyri asnjë gjemb në këmbë.

Para 2013-ës, Rama i “Rilindjes” betohej e stërbetohej se do t’i zhbënte koncensionet abuzive të qeverisë Berisha dhe se do t’i fuste në burg të gjithë përgjegjësit e tenderave korruptivë.  Por koncensionet vazhduan — edhe sot koncensionet e Bulqizës, të pasaportave dhe të kolaudimit të automjeteve kanë marzhe fitimi 16%-39% — ndërsa qeveritarëve të Berishës, me atë vetë në krye, nuk u hyri asnjë gjemb në këmbë.

Dhe gjatë gjithë këtyre viteve, perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin (i matur nga Transparency International) ka patur vetëm luhatje të vogla poshtë e lart, duke mbetur në nivele të njëjta me të Sri Lankës dhe të Algjerisë.

Në muajt e fundit, po dëgjojmë eksponentë të PD-së që betohen e stërbetohen so do t’i zhbëjnë koncensionet abuzive të qeverisë Rama dhe se do t’i fusin në burg të gjithë përgjegjësit e tenderave korruptivë. Por historia e dy rrotacioneve të mëparshme të pushteti na tregon se këto deklarata bëhen vetëm për të fituar vota dhe harrohen pasi ndodh rrotacioni.

Pra, avazi do të vazhdojë? Po t’i referohemi gjysmës së dytë të asaj që ka shkruar Lordi Ashdown mbi përvojën e tij në Bosnjë, mund të shpresojmë se diçka do të ndryshojë.

“Në vend të shpenzimeve qindra milionëshe për zgjedhjet në Bosnjë, mund të kishim investuar vetëm një fraksion të tyre, për përgatitjen e 10 gjyqtarëve dhe 10 prokurorëve të ndershëm e të përkushtuar, që do të luftonin korrupsion,” – ka shkruar Lordi Ashdown. Dhe në fakt, ai ka qenë instrumental për ndryshimin e qasjes së vendeve perëndimore ndaj vendeve si Rumania, Kroacia, Bullgaria, Ukraina etj. – në këto vende, pas shumë viteve humbura kot, iu dha përparësi reformës në drejtësi dhe spastrimit të korrupsionit nga majat e pushtetit politik e gjyqësor.

Të njëjtën qasje ndërkombëtarët po e përdorin aktualisht edhe në Shqipëri, ku po i detyrojnë palët politike që të miratojnë e venë në zbatim sa më shpejt paketën ligjore për një reformë të thellë në drejtësi. Pavarsisht se dhëmbët ndërkombëtarë të kësaj reforme u zmusuan pak në negociatat me PD-në, gjasat janë të mëdha që ato të kafshojnë në vitet në vazhdim, në mënyrë të ngjashme me ato të reformave në vendet e sipërpërmenduara.

Gjë që do të thotë se kushdo qoftë kryeministri i rradhës, Rama, Basha apo Meta, korrupsioni nuk do të vazhdojë në nivelet e mëparshme – koncensionet abuzive dhe tenderat korruptive nuk do të jenë më aq të pandëshkueshme. Dhe pikërisht ndëshkueshmëria mund të hapë në të ardhmen rrugën për rrotacione të tjera pushteti, përmes aktorësh të rinj politikë…

Next Post

7 ligjet, Bylykbashi: Nuk mblidhemi më 11 gusht, provokim politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In