• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rosto derri me salcë kumbullash, receta që ju nderon para miqve

by A R
31/10/2018 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qoftë se jeni ende të pavendosur se ç’do të gatuani sonte për darkë, Living vjen me një sugjerim të mrekullueshme ku shkrihen një larmi shijesh. Të gatuash roston e derrit nuk është gjithmonë e lehtë, por ta gatuash me kumbulla të thata dhe verë të bardhë do të thotë të bësh figurë të shkëlqyer para familjes dhe miqve.

Përbërësit për 4 persona: 

● 1 kg rosto derri, ● 150 g kumbulla të thata pa bërthamë,● 80 g proshutë derri e grirë imët, ● 1 qepë e vogël, ● 1 gjethe dafinë, ● 5 lugë uthull balsamike, ● 1 gotë verë e bardhë, ● 50 g gjalpë, ● 3 lugë vaj ulliri, ● kripë e piper, ● lëng i valuar mishi i përgatitur me dado ose ujë i valuar (në këtë rast do t’i shtojmë .pak kripë)

Përgatitja:

Vëmë kumbullat në një tas me ujë të vakët që të hidratohen, për 15 minuta. Skuqim mishin në tigan me pak gjalpë e vaj ulliri, duke e rrotulluar disa herë, derisa të krijojë kore në sipërfaqe nga të gjitha anët. Shtojmë verën dhe e lëmë këtë të fundit të avullojë me flakë të lartë. Shtojmë më pas lëng të valuar, i vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë në flakë të ulët për 60 minuta afërsisht (varet dhe nga cilësia e mishit).

Sipas nevojës e lagim me lëng të valuar. Grijmë qepën dhe e skuqim në tigan me pak gjalpë, shtojmë proshutën e grirë, gjethen e dafinës dhe së fundi uthullën. Pas 5 minutash shtojmë kumbullat të prera në copa të vogla dhe i lëmë në flakë të ulët edhe për 15 minuta. Heqim gjethen e dafinës dhe grijmë salcën me grirës frutash ose mikser. E hedhim përsëri në tigan pasi ta kemi grirë dhe e vëmë në zjarr, por më parë i shtojmë disa lugë nga lëngu që është krijuar te mishi në tenxhere.

E lëmë për 10 minuta në zjarr që të përzihen aromat me njëra-tjetrën duke pasur kujdes se mos digjet. Kur mishi të jetë zier, e lëmë të pushojë në tenxhere dhe kur të jetë i vakur, e presim në feta të holla dhe e shërbejmë me salcë.

Next Post
Dorëheqja e Fatmir Xhafës, çfarë tha Saimir Tahiri

Vendimi italian për Tahirin i bashkohet dosjes shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In