• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rooney ‘shuplakë’ ndaj Mbappe: Dikush t’i kujtojë se në moshën e tij, Messi kishte fituar 4 ‘Topa të Artë’

by A R
19/08/2022 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kylian Mbappé është tashmë një nga futbollistët më të mirë në botë. Me rinovimin e fundit duket se sulmuesi francez ka marrë të tjera “valenca”. Qëndrimet e tij kanë ndryshuar, përballjet me Messin dhe Neymar i kanë habitur të gjithë, madje edhe vetë lojtarët e PSG.

Në ndeshjen e fundit, Neymar dhe francezi u grindën kur ishte puna për të ekzekutuar një penallti. Minuta më parë, Mbappé kishte pasur tashmë mundësinë për të kaluar skuadrën në avantazh, por e humbi penalltinë. Për këtë arsye, braziliani ka dashur të përpiqet të korrigjojë situatën, gjë që ka shkaktuar zemërimin e francezit.

Përveç kësaj, ai e nxori dufin edhe me Leo Messin, të cilin e shtyu gjatë krosimit, duke e lënë argjentinasin me fytyrë shumë pak miqësore. Videoja është bërë “virale” në rrjetet sociale dhe tashmë ka shumë komente që spekulojnë se mes yllit francez dhe pjesës tjetër të bashkëlojtarëve nuk ka marrëdhënie të mira.

Gjestet e pakënaqësisë së Mbappe janë evidente dhe parashikimet nuk janë të mira mes tyre. Një nga ish-yjet e futbollit botëror, Wayne Rooney, tashmë trajner i DC United në MLS, nuk ka dashur të heshtë përballë situatës së pakëndshme dhe ka dërguar një mesazh shumë të ashpër kundër Mbappe, në favor të argjentinasit, shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.

“Një futbollist 23-vjeçar është i përkushtuar të shtyjë Messin. Kurrë nuk kam parë një ego më të madhe në jetën time. Dikush duhet t’i kujtojë Mbappe se kur Messi ishte 23 vjeç, sa ai sot, kishte fituar tashmë katër Topa të Artë”, – tha anglezi për “Depar Sports”.

Fjalët e Rooney u bënë “virale” edhe në rrjetet sociale, ku shumica e përdoruesve pajtohen me ish-lojtarin e Manchester United dhe besojnë se qëndrimet e gjestet e Mbappe janë mungesë respekti ndaj shokëve të tij dhe ndaj Messit, i konsideruar si lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

/a.r

Next Post
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

E diela, rrebeshe shiu dhe erë e fortë! Meteorologia: S'ka parashikime për katastrofa apo përmbytje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

March 2, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

March 2, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In