Reali i Madridit dhe ylli i saj Cristiano Ronaldo kanë shklëqyer duke mundur Sevillan. Një tregolësh i portugezit i ka mjaftuar mbretërorëve për të marrë tre pikët në fushën e Sevillas dhe për të ndjekur pas Barcelonën.
Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave në minutën e 36, ndërsa vetëm një minutë më pas dyfishoi avantazhin. Goolin e tretë portugezi e realizoi në minutën e 68.
Ndërkohë Sevilla ngushtoi dy herë diferencën me Carlos Bacca (45’ p) dhe Vicente Iborra (79’), por pa arritur të marrë pikë.
Reali tanimë ka 85 pikë, dy më pak se Barça, ndërsa kjo ishte humbja e parë për këtë sezon në shtëpinë e saj për Sevillan.
Kanë mbetur edhe 3 javë që të mbyllet La Liga dhe dueli mes Realit dhe Barçës duket më i ashpër se asnjëherë.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









