Ronaldo ia ka dhuruar Silvas çmimin e lojtarit të ndeshjes kundër Zelandës së Re.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, bëri një tjetër paraqitje të mirë në Kupën e Konfederatave, duke shënuar gol në fitoren e Portugalisë prej 4:0 ndaj Zelandës së Re, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes, por çmimin që mori ia ka dhuruar anësorit, Bernardo Silva, i cili gjithashtu shënoi gol.
Silva bëri paraqitje mbresëlënëse dhe Ronaldo vendosi që çmimin e fituar, që ishte për herë të tretë në po kaq ndeshje në këtë garë, t’ia dhurojë 22 vjeçarit. Këtë e ka konfirmuar vetë transferimi më i ri i Manchester City, që la Monacon për klubin anglez.
“Faleminderit Cristiano”, ka shkruar portugezi në llogarinë e tij në “Instagram”. Portugalia do të përballet me Kilin në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave. Ndeshja zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)