Ronaldo është deklaruar dhe është larguar tashmë nga Gjykata e Lartë në Pozuelo.
Mbi 215 media ishin mbledhur te Gjykata e Lartë në Pozuelo sot për të përcjell shfaqjen publike të Cristiano Ronaldos, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.
Por, portugezi, i cili akuzohet për evazion fiskal, erdhi fshehtas në Gjykatë, duke bërë deklarimin e tij dhe është larguar drejt shtëpisë në ora 13:15, shkruan më tej Marca.
Mediat nuk kanë arritur të nxjerrin asnjë foto, pasi CR7 ka hyrë dhe dalë nga pjesa e prapme e ndërtesës së gjykatës. (b.an)











