Cristiano Ronaldo ka deklaruar se Portugalia nuk është favorite për të fituar Kupën e Botës.Këtë deklaratë 33 vjeçari e bëri pas barazimit 3:3 ndaj Spanjës, ku shënoi tri gola.
“Ne nuk kemi favoritë, por jemi në mesin e kandidatëve. Tani duhet të fitojmë kundër Marokut”, ka deklaruar Ronaldo.
“Jam shumë i lumtur, kjo ishte performanca ime më e mirë në Kupën e Botës. Jam i lumtur edhe me skuadrën sepse luajtëm mirë. Mendoj se rezultati ishte real në fund”, përgatiti Blic. (b.an)