Juventusi fitoi me rezultat 3-0 në Allianz Stadium ndaj Atletico Madridit dhe kështu u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Por ky kualifikim kishte një njeri dhe ai ishte sulmuesi portugez Cristinao Ronaldo i cili është bërë njeriu kryesor në gjitha mediat e jo vetëm.
Të gjithë golat për Zonjën e Vjetër i shënoi CR7, fillimisht në minutën e 27-të, pastaj 48′ dhe 86′.
Pas kësaj paraqitje fantastike CR7 ishte heroi i klubit bardhezi, duke iu treguar edhe një herë të gjithëve se me atë në skuadër Juve është favorit për titullin në LK.
34-vjeçari pas ndeshjes vendosi të darkojë me familje në një nga restorantet e qytetit dhe pritja nga të pranishmit ishte fantastike.
Teksa Ronaldo po largohej nga restoranti të gjithë e duartrokitën dhe këtë e priti me buzëqeshje ylli portugez.
Kjo të kujton kohën e Moaradonës kur ky i funit luante me skuadrën e Napolit.