• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, merr pjesë në darkën që Trump shtron për nder të Princit saudit

by A R
19/11/2025 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cristiano Ronaldo u shfaq të martën në Shtëpinë e Bardhë, ku mori pjesë në një darkë zyrtare të organizuar nga Presidenti amerikan Donald Trump në nder të princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman.. Ylli portugez i futbollit ishte i shoqëruar nga e fejuara e tij, Georgina Rodriguez, në eventin e mbushur me personalitete të politikës, sportit dhe biznesit botëror.

Gjatë mbrëmjes, Ronaldo realizoi një selfie që u bë virale, ku shfaqen personalitete të njohura si Elon Musk, investitori David Sacks, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, sekretari amerikan i Tregtisë Hoëard Lutnick dhe vetë Georgina Rodriguez.

Donald Trump, në fjalën e mbajtur gjatë darkës, përshëndeti Cristiano Ronaldon dhe e vlerësoi si një nga personalitetet më të mëdha sportive në botë. Ai zbuloi se djali i tij, Barron Trump, u takua me futbollistin dhe se kjo e kishte emocionuar shumë.

Kjo ishte hera e parë që portugezi shfaqej publikisht në SHBA që prej vitit 2017, kur u akuzua nga një shtetase amerikane për dhunim, akuzë të cilën futbollisti e ka mohuar vazhdimisht dhe që më vonë u hodh poshtë nga një gjykatë amerikane në vitin 2022.

Ronaldo është pjesë e delegacionit saudit dhe aktualisht luan për Al-Nassr në kampionatin e Arabisë Saudite. Ai shpreson të luajë në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe që, sipas asaj që ka deklaruar vetë, do të jetë e fundit për të.

Next Post
Përmbytje dhe bllokime rrugësh në Delvinë, uji ka hyrë nëpër shtëpi, evakuohen banorët

Përmbytje dhe bllokime rrugësh në Delvinë, uji ka hyrë nëpër shtëpi, evakuohen banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In