Të mërkurën mbrëma në emisionin televiziv francez “Touche pas a mon”, Ronaldo ishte tema kryesore e debatit – jeta e tij jashtë fushave të blerta më saktësisht,.
Ronaldo u akuzua se ka kryer ndërhyrje kirurgjike në hundë, por më e rënda akuzë ishte ajo se portugezi është homoseksual – në lidhje me kick-boksierin maroken Badr Hari.
‘Telegrafi’ shkruan se një javë më herët, nga El Confidential, qe raportuar se stili i jetës së Ronaldos ishte një nga shqetësimet në ambientet e Los Blancos, transmeton klankosova.
Raporti pretendonte se zyrtarët e klubit i kanë vërejtur vizitat e shtuara të CR7 në Marok dhe se ato po bëjnë që paraqitjet e tij në fushë të jenë jo të mira. Sipas El Confidential, Ronaldo rregullisht fluturon për në Marok me avionin e tij privat.