• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Romanët me parrullat “Roma thotë mjaft” kundër kryebashkiakes Raggi

by Java News
28/10/2018 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Romës për të protestuar mbi gjendjen mjerane të rrugëve të kryeqytetit italian. Demonstruesit  e akuzojnë për neglizhencë në detyrë, duke mos përmirësuar shumë aspekte sociale kryebashkiaken e kryeqytetit Virginia Raggi.

Virginia Raggi, kryebashkiakja e Romës është vënë në shënjestër të protestave të qytetarëve të Romës. Ata e akuzojnë për inefiçencë në detyrë, duke mos përmirësuar shumë aspekte sociale si rrugët e dëmtuara të kryeqytetit dhe mënyra e menaxhimit të mbledhjes së mbeturinave. Probleme të tjera me të cilat përballet kryeqendra italiane janë minjtë dhe derrat e egër që kanë pushtuar rrugët, por edhe shërbimet skandaloze të transportit, pasi vetëm këtë vit plot 20 autobusë janë raportuar të kenë marrë flakë.

Infrastruktura e rënduar me gropa, rrugët e dëmtuara dhe ndotja mjedisore nga mungesa e menaxhimit të mbledhjes së mbeturinave, ka nxjerrë në një protestë qytetare me mijëra italianë në Romë. Të mbledhur përpara bashkisë së Romës ata kanë hedhur akuza ndaj titullares së këtij institucioni Virginia Raggi se ka dështuar të përmirësojë këtë cështje sociale që vuajnë banorët kryeqytetas. Probleme të tjera me të cilat përballet kryeqendra italiane janë minjtë dhe derrat e egër që kanë pushtuar rrugët, por edhe shërbimet skandaloze të transportit, pasi vetëm këtë vit plot 20 autobusë janë raportuar të kenë marrë flakë.

Protesta erdhi pas indinjimit nga rrëzimi i një shkalle elektrike në një prej stacioneve kryesore të metrosë në kryeqytetin italian, që shkaktoi lëndimin e mbi 20 personave në fillim të javës. Shumë prej tyre ishin fansa rusë të CSKA-së së Moskës, që kishin ardhur në Itali për të ndjekur ekipin e tyre për ndeshjen e Champions League ndaj verdhekuqve të Romës. Kryebashkiakja e parë femër e Romës, ndërkohë, shprehet se po bën përparime në përballjen me problemet e qytetit, por thotë se kërkon më shumë kohë për të kryer detyrën. Megjithatë, kritikët thonë se gjërat sa vijnë e përkeqësohen. Raggi mori detyrën e kryebashkiakes pas disa skandaleve korrupsioni që prishën imazhin publik të partive tradicionale, por tashmë edhe ajo vet po përballet me gjyqin, me akuzën e shpërdorimit të pushtetit për një të emëruar në administratën e saj.

Një vendim për këtë pritet më 10 nëntor, e nëse shpallet fajtore Raggi ka thënë se do të dorëhiqet, gjë që do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Raggi mori drejtimin e Romës në vitin 2016 nën siglën e “Lëvizjes 5 yjet”, e cila formoi një qeveri kombëtare koalicioni në fillim të këtij viti me “Lega Nord”-in. Por, popullariteti i saj ka rënë ndjeshëm, që kur dështoi të adresonte çështjen e borxheve të qytetit. (Shqiptarja.com)

Next Post
A do ta dekretojë Ilir Meta Sandër Lleshin? Xhafaj në detyrë deri të enjten

A do ta dekretojë Ilir Meta Sandër Lleshin? Xhafaj në detyrë deri të enjten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U mbaroi koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim, GJKKO liron Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

Refuzuan rregulloren e re, GJKKO nis gjobat ndaj avokatëve pas bojkotit të seancave

September 21, 2026

Pagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re

September 21, 2026
Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

September 21, 2026
Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

September 21, 2026

Berisha del nga SPAK dhe akuzon kryeministrin: Rama vijon të vjedhë qytetarët…

September 21, 2026
Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

September 21, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Komiteti i Stabilizim Asociimit, flet Balla: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

September 21, 2026
Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

September 21, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të ngremë shqetësimet për korrupsionin dhe integrimin

September 21, 2026
Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com