Qeveria italiane do të kërkojë një përjashtim nga rregullat e BE-së mbi deficitin për të aplikuar një program prej disa miliardë euro për rritjen e rezistencës së godinave ndaj tërmeteve, sipas zëvendësministrit italian të Ekonomisë, Enrico Zanetti.
“Nuk është një kërkesë për të shpenzuar para lirshëm”, tha zëvendësministri i Ekonomisë për të përditshmen La Stampa.
“Do të jetë një kërkesë serioze, specifike dhe graduale për të ulur rreziqet sizmike me investimet e nevojshme”, shtoi ai.
Një tërmet me manjitudë 6 ballë Rihter goditi të mërkurën një zonë malore në qendër të Italisë, duke shkatërruar disa qytete dhe vrarë të paktën 290 persona.
Vlera e dëmeve është ende e paqartë por punimet pritet të kushtojnë disa miliardë euro dhe vite për t’u përfunduar