• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Roma bëhet ekip shqiptarësh. Pas Kumbullës pret Hysajn?!

by Java News
27/12/2020 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merkatoja e dimrit do të hapet së shpejti. Me fillimin e vitit të ri, Tiago Pinto (i cili po përfundon karantinën, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19), menaxheri i përgjithshëm i verdhekuqve, do të kujdeset për të. Roma ende ka dy fronte të hapura, në të cilat po punon prej muajsh: Milik dhe Hysaj, dy lojtarët e Napolit, që nuk kanë pranuar rinovimin e propozuar të kontratës dhe do të lirohen në qershor. Kështu bën sot me dije “Corriere dello Sport”.

Sipas saj, polaku po bën presion për të gjetur një zgjidhje në janar, të shkojë diku tjetër dhe luajë, ngaqë ekziston rreziku që të humbasë ekipin kombëtar në funksion të Kampionatit Europian, nëse vazhdon të ngrohë stolin.

Ka pasur disa kontakte në Angli, por nuk do të jetë e lehtë të gjejë një zgjidhje, që i përshtatet De Laurentiis. Roma e pret atë në fund të kontratës. Me Dzeko, që po i afrohet moshës 35 vjeç, polaku përfaqëson një alternativë të favorshme.

E njëjta gjë vlen edhe për shqiptarin Hysaj, me të cilin tashmë ishte arritur një marrëveshje. Konkretisht, kishte dakordësi me agjentin e mbrojtësit të djathtë për qershorin, kur do të lirohet. Ai është elementi i duhur për këtë rol, që Roma ka ndjekur për disa sezone. Mosha, vetëm 26 vjeç, ia rrit valencat për kryeqytetasit, shkruan Telesport.

Mes shqiptarit dhe Napolit nuk duket se ka ndonjë mundësi për rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të sezonit. Kontaktet mes tyre janë ndërprerë. Kërkesat ekonomike të shqiptarit u konsideruan shumë të larta nga Napoli.

Lamtumira si transferim falas në fund të sezonit është gjithnjë e më e mundshme, ndërsa opsioni i Romës mbetet më i vlerësuari nga lojtari. Agjenti i tij Mario Giuffredi, i cili tashmë ka Jordan Veretout në ekipin verdhekuq, ka komunikuar shpesh me menaxherët e Romës mbi mbrojtësin e djathtë.

Nëse Hysaj shkon te verdhekuqtë, atëherë do të bëheshin dy shqiptarë kuqezinj aty, bashkë me shkodranin tjetër, Marash Kumbulla. Një rivalitet i hapur me shqiptarët në llogoren tjetër të kryeqytetasve, te Lazio; ku bëjnë pjesë Tare, Strakosha, Muriqi.

Next Post
Zgjedhjet e reja/ Albin Kurti pretendon se do marri 65 deputetë dhe ta formojë vetë qeverinë

Zgjedhjet e reja/ Albin Kurti pretendon se do marri 65 deputetë dhe ta formojë vetë qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

November 11, 2026
Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

November 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Nëntor 2026

November 11, 2026
Prorokoviç e konfirmon: Kompromisi i Perëndimit për Kosovën do jetë OKB

Sahara/ Mbështetje e gjerë në OKB-së për planin e Autonomisë Marokene pas vetos ruse!

November 11, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Dosja “Partizani” është thjesht alibi në emër të pandëshkueshmërisë

November 11, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

November 11, 2026
Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

November 11, 2026
Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki

Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In