• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Roli i Turqisë për shkëputjen e vartësisë së Evropës nga energjia ruse

by A R
14/04/2022 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas premtimeve të Bashkimit Evropian për t’i dhënë fund vartësisë nga gazi rus, Turqia po synon të luajë një rol kyç në furnizimin e Evropës nga vende të tjera. Ankaraja dëshiron të jetë pika kryesore lidhëse, përmes kontrollit të tubacioneve nga furnizuesit e rinj në Irak dhe Izrael.

Turqia ndodhet mes Evropës dhe rajonit të pasur me energji të Lindjes së Mesme. Me infrastrukturën e saj të gjerë të tubacioneve të lidhura në rrjetin evropian të furnizimit me gaz, Turqia beson se mund të luajë një rol vendimitar për t’i dhënë fund vartësisë së BE-së nga gazi rus.

“Situata në Ukrainë ka krijuar një problem serioz për energjinë në Evropë. Ndoshta zgjidhja është furnizimi i Evropës me gaz natyror nga Mesdheu Lindor përmes Turqisë. Këto janë çështje interesante që do të diskutohen nga palët”, thotë Ilnur Cevik, këshilltar i lartë i presidentit turk.

Në Mesdheun Lindor, Izraeli ka rezerva të mëdha gazi, të zbuluara së fundmi. Turqia po propozon që një tubacion nga Izraeli të lidhet me rrjetin turk, për të furnizuar Evropën.

Bashkëpunimi energjetik u diskutua në vizitën e muajit të kaluar të presidentit izraelit në Ankara.

“Është projekt i rëndësishëm për të lidhur gazin izraelit dhe atë të Mesdheut Lindor në rrjetin kombëtar turk, prej nga mund të dërgohet gaz në Evropë. Nuk është e lehtë, por me përpjekjet e përbashkëta të Turqisë, Izraelit dhe Bashkimit Evropian projekti mund të realizohet”, thotë Mithat Rende, ish ambasador i Turqisë në Katar.

Ministrat e energjisë në Turqi dhe Izarel do të takohen në Jeruzalem, më vonë këtë muaj.

Por marrëdhëniet e tendosura mes dy vendeve shtojnë dyshimet nëse Izraeli është gati t’i besojë Turqisë për arritjen e marrëveshjes. Ndërkohë, Uashingtoni mbështet planet e tubacionit turko-izraelit të gazit, thonë analistët.

“Përpjekjet e përbashkëta të Izraelit dhe Turqisë janë në interesin e Shteteve të Bashkuara, që si aktorë perëndimorë të bashkëpunojnë në rajon. Sa i përket energjisë, jam më pak optimiste se një ditë gazi izraelit do të kalojë përmes Turqisë. Një opsion tjetër, si Egjipti është më i mundur”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Gazi nga rajoni gjysmë autonom kurd në Irak është një alternativë tjetër për furnizim të Evropës.

“Gazi i Kurdistanit në Irak, është gati dhe distanca nga fushat deri në rrjetin turk është shumë e shkurtër. Tani është koha, vullneti politik ekziston, është e përshtatshme, pse jo?”, thotë ish konsulli i përgjithshëm turk në Kurdistan, Aydin Selcen.

Sulmet me raketa të muajit të kaluar në Erbil, për të cilat fajësohet Irani, sipas vëzhguesve, janë paralajmërim i Teheranit kundër marrëveshjes.

Bagdadi duhet të bekojë çdo marrëveshje të mundshme, që do të thotë, se ka ende shumë punë, para se Turqia të sigurojë rolin që po kërkon.

VOA / a.r

Next Post
Flet nëna e shqiptarit të dyshuar për përdhunim: Dëgjova vetëm të qeshura, djali erdhi dhe tha…

Flet nëna e shqiptarit të dyshuar për përdhunim: Dëgjova vetëm të qeshura, djali erdhi dhe tha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Qipro/ Përmbyset anija me 267 persona në bord, 6 viktima

Tragjedi në Qipro/ Përmbyset anija me 267 persona në bord, 6 viktima

August 30, 2026
“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

August 30, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 30, 2026
Aksidenti tragjik në Vlorë/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, ndërron jetë në spital

Aksidenti tragjik në Vlorë/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, ndërron jetë në spital

August 30, 2026
Tragjedi në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një 37-vjeçari, pesë të tjerë në spital

Tragjedi në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një 37-vjeçari, pesë të tjerë në spital

August 30, 2026
Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

August 30, 2026
Rama uron boksierin Nelson Hysa: I pari shqiptar që ndeshet për titullin e kampionit të botës

Rama uron boksierin Nelson Hysa: I pari shqiptar që ndeshet për titullin e kampionit të botës

August 30, 2026
SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

August 30, 2026
Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

August 30, 2026
Diskutime në Bruksel për Shqipërinë! Shqyrtohen kapitujt për tregun e brendshëm dhe…

BE drejt një modeli të ri zgjerimi, KE: Integrimi gradual, vendet përfitojnë para anëtarësimit

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com