• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Roli i të huajve për Vettingu-n, Brukseli rrëzon propozimet e PD

by A R
18/08/2016 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ka rinisur dje punën për projektligjin e “rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ose siç njihet ndryshe, procesi i Vetingut.

Drejtuesi i misionit të EURALIUS, Deville
*Drejtuesi i misionit të EURALIUS, Deville

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, drejtuesi i misionit të EURALIUS, Rainer Deville, ka sqaruar anëtarët e komisionit se rreth 20 vërejtje të Partisë Demokratike për projektligjin e Vetingut do të mund të merren në konsideratë dhe do të integrohen në draftin e ri që do të hartojnë ekspertët. Ekspertët e BE-së kanë kundërshtuar kërkesën e opozitës për të zvogëluar rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e Vetingut.

“Roli i Misionit Ndërkombëtar Monitorues nuk mund të reduktohet. Monitorimi i projektuar ndërkombëtar është një instrument i rëndësishëm për t’i mundësuar publikut të rifitojë besimin në gjyqësor”, mësohet të jetë shprehur Rainer Deville.

Por përfaqësuesi i misionit të EURALIUS ka rrëzuar disa nga pretendimet e opozitës për mospërfshirjen e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Mësohet se gjatë mbledhjes, përfaqësuesi i EURALIUS ka sqaruar se rasti i ILKDP-së është përfshirë në Kushtetutë dhe si e tillë, roli i këtij institucioni nuk mund të ndryshohet.

“Procesi i rivlerësimit përdor informacionin, dosjet dhe strukturat administrative ekzistuese, në mënyrë të veçantë ILDKPKI-në për kontrollin e pasurisë dhe autoritetet policore e të inteligjencës për vlerësimin e figurës. Njohuritë dhe kompetenca e tyre është e nevojshme dhe nuk mund të zëvendësohet nga stafi i ri apo strukturat e reja. Roli i ILDKPKI-së është parashikuar në Kushtetutë dhe nuk mund të vihet në pikëpyetje. Roli i saj është që të japë të gjithë informacionin që ata kanë, por jo konkluzione, të cilat janë për organet e rivlerësimit. Zbatimi i rivlerësimit, hetimi dhe vendimi përfundimtar bëhet gjithmonë nga institucionet e rivlerësimit nën monitorimin ndërkombëtar”, ka thënë dje përfaqësuesi i EURALIUS-it raporton Panorama.

MESAZHI Në fund të mbledhjes, përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë sqaruar se katër kërkesat që nuk mund të pranohen për t’u ndryshuar përbëjnë angazhimin e BE-së.

“Komisioni i BE-së më kërkoi që të vë në dukje se këto parime janë vendimtare për angazhimin e Bashkimit Europian në procesin e rivlerësimit, duke mobilizuar miliona euro të fondeve të taksapaguesve të BE-së. Megjithatë, BE-ja shpreson se palët do të gjejnë një mënyrë për të ndjekur thirrjen e Presidentit të Republikës për të miratuar ligjet që mungojnë sa më shpejt të jetë e mundur, pa të cilat Kushtetuta e ndryshuar nuk mund të zbatohet plotësisht”, është shprehur gjatë mbledhjes përfaqësuesi i EURALIUS-it./a.m.

Next Post

test

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

October 1, 2026
“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

October 1, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

October 1, 2026
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

October 1, 2026
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Incidenti në bazën ajrore amerikane, Netanyahu: E paralajmëruam Britaninë për një sulm të mundshëm nga Irani -

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Netanyahu: E paralajmëruam Britaninë për një sulm të mundshëm nga Irani –

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com