• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Roli i Shqipërisë për “Ukrainën”/ Yuri Kim: Sot një ditë dhe për të reflektuar. Po merrni vëmendjen globale për një sërë arsyesh të forta

by Java News
07/03/2022 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha se Shqipëria “po merr vëmendjen globale për një sërë arsyesh të forta”, duke veçuar mes të tjerash rolin që ka vendi ynë në konfliktin në Ukrainë.

“Ju ishit vendi i parë që mikpriti afganët që ikën nga talebanët vitin e kaluar dhe keni pritur me dinjitet dhe respekt në vendin tuaj gati 2,500 afganë. Ju jeni tani në qendër të përgjigjes globale ndaj pushtimit të tmerrshëm të Ukrainës nga Rusia, përmes rolit tuaj në Kombet e Bashkuara. Vetëm javën e fundit, një rezolutë shqiptaro-amerikane mori një mbështetje historike, të pashoqe, duke dënuar Rusinë dhe duke mbështetur Ukrainën. Dhe, veçanërisht e përshtatshme për sot – Shqipëria ka marrë vlerësime globale për përqindjen më të lartë në botë të grave ministre në kabinetin e saj: më shumë se 70 për qind”, tha diplomatja amerikane.

Komenti i Yuri Kim u bë gjatë Forumit të Grave në Ushtri, ku Shefja e Shtabit të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Gjenerale Brigade Hou e cila po viziton Shqipërinë, ishte e ftuar e veçantë.

“Jam e nderuar të jem këtu me gra drejtuese të niveleve të larta – nga zëvendësministrja juaj e Mbrojtjes e deri te zëvendës shefja e shtabit të mbrojtjes, me të gjithë oficerët dhe nënoficerët këtu në sallë. Dua t’i bëj një vlerësim të veçantë togeres Armela Murati, e cila do të jetë pilotja e parë femër e një helikopteri në Shqipëri. Ajo që bën secila prej jush ndihmon për të frymëzuar të tjera.

Ditë pas dite, drejtueset femra të Shqipërisë janë të përkushtuara për të ndihmuar jo vetëm shqiptarët këtu në vend, por edhe ata në nevojë jashtë tij. Ambasadoret, ministret, drejtoreshat dhe drejtueset e komuniteteve tuaja po i tregojnë botës se nuk ka rëndësi nëse je burrë apo grua, ajo që ka rëndësi janë rezultatet e punës tuaj dhe duhet të jeni jashtëzakonisht krenare për punën.

Sot është një ditë për të festuar, për të reflektuar dhe për t’u përkushtuar për vazhdimin e marshimit drejt përparimit. Jam krenare që jam në këtë marshim me ju. Me siguri do të ketë sfida përpara, por nëse puna me gratë shqiptare më ka mësuar diçka, është se ju jeni gati”, tha ambasadorja Kim.

Fjalimi i plote

Ministër Peleshi, Zëvendës Ministre Bici, Shef i Shtabit Gjeneral Major Begaj, Zëvendës Shefe e Shtabit Gjenereal Brigade Shehu dhe Shefe e Shtabit të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Gjenerale Brigade Hou.

Nuk mund të mendoj për një rast më të mirë për të festuar udhëheqjen ushtarake të grave – dhe udhëheqjen në përgjithësi – në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Kjo është një mundësi për të përsiatur mbi arritjet tona në barazinë gjinore dhe për t’u përkushtuar sërish për të bërë ndryshime aty ku ka ende boshllëqe.

Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë dramatike në 30 vitet e fundit. Dhe fakti është se ka ndryshuar për shkak të vullnetit të popullit shqiptar për të flakur poshtë diktaturën dhe për t’iu përkushtuar demokracisë. Unë besoj vendosmërisht se ky vullnet është një nga arsyet kryesore të lidhjeve të ngushta dhe të qëndrueshme mes popullit shqiptar dhe atij amerikan. Dhe janë vërtet të qëndrueshme – ne po festojmë tani 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Një pjesë e arsyes se pse lidhja është kaq e fortë është përkushtimi ynë i përbashkët ndaj demokracisë dhe dinjitetit njerëzor. Barazia gjinore ka të bëjë me dinjitetin njerëzor. Ka të bëjë edhe me forcën kombëtare. Vendet që heqin pengesat artificiale, që fuqizojnë gratë, që u japin të gjithë qytetarëve mundësi të barabarta për të mësuar dhe për të arritur sukses, natyrisht do të jenë më të forta dhe më të begata. Një mënyrë tjetër për ta thënë këtë është kjo: Vendet që shtypin artificialisht aftësitë dhe kontributet e grave, i privojnë vetes aftësitë dhe kontributet e gjysmës së qytetarëve të tyre. Kjo është e vërtetë për ushtrinë. Mbështetja e udhëheqësisë së grave në mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare është çelësi për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët për ndërtimin e një Shqipërie më paqësore dhe më të begatë. Pjesëmarrja domethënëse e grave në të gjitha proceset vendimmarrëse që lidhen me konfliktin, krizën dhe sigurinë çon në rezultate më të mira dhe më të qëndrueshme – jo vetëm për gratë, por për komunitete dhe vende të tëra.

Shqipëria po merr vëmendjen globale për një sërë arsyesh të forta. Ju ishit vendi i parë që mikpriti afganët që ikën nga talebanët vitin e kaluar dhe keni pritur me dinjitet dhe respekt në vendin tuaj gati 2,500 afganë. Ju jeni tani në qendër të përgjigjes globale ndaj pushtimit të tmerrshëm të Ukrainës nga Rusia, përmes rolit tuaj në Kombet e Bashkuara. Vetëm javën e fundit, një rezolutë shqiptaro-amerikane mori një mbështetje historike, të pashoqe, duke dënuar Rusinë dhe duke mbështetur Ukrainën. Dhe, veçanërisht e përshtatshme për sot – Shqipëria ka marrë vlerësime globale për përqindjen më të lartë në botë të grave ministre në kabinetin e saj: më shumë se 70 për qind. Jam e nderuar të jem këtu me gra drejtuese të niveleve të larta – nga zëvendësministrja juaj e Mbrojtjes e deri te zëvendës shefja e shtabit të mbrojtjes, me të gjithë oficerët dhe nënoficerët këtu në sallë. Dua t’i bëj një vlerësim të veçantë togeres Armela Murati, e cila do të jetë pilotja e parë femër e një helikopteri në Shqipëri. Ajo që bën secila prej jush ndihmon për të frymëzuar të tjera.

Ditë pas dite, drejtueset femra të Shqipërisë janë të përkushtuara për të ndihmuar jo vetëm shqiptarët këtu në vend, por edhe ata në nevojë jashtë tij. Ambasadoret, ministret, drejtoreshat dhe drejtueset e komuniteteve tuaja po i tregojnë botës se nuk ka rëndësi nëse je burrë apo grua, ajo që ka rëndësi janë rezultatet e punës tuaj dhe duhet të jeni jashtëzakonisht krenare për punën.

Sot është një ditë për të festuar, për të reflektuar dhe për t’u përkushtuar për vazhdimin e marshimit drejt përparimit. Jam krenare që jam në këtë marshim me ju. Me siguri do të ketë sfida përpara, por nëse puna me gratë shqiptare më ka mësuar diçka, është se ju jeni gati. Faleminderit!/m.j

Next Post
“Korridoret e evakuimit kurth për civilët”/ Qeveria e Ukrainës: Të gjitha rrugët të çojnë në Rusi ose në Bjellorusi

“Korridoret e evakuimit kurth për civilët”/ Qeveria e Ukrainës: Të gjitha rrugët të çojnë në Rusi ose në Bjellorusi

Comments 1

  1. Dervish Bashkurti says:
    4 years ago

    Shumë falenderime e mirenjohje US ambasadore Kim, për këtë veprimtari në fushën e mbrojties.
    Në situatën që ndodhet europa, ky takim, merr vlerë të veçantë për vendin tonë, duke qenë se paraardhesit tuaj, insistuan për çarmatosjen totale të vendit tonë, duke na lënë pa aviacion ushtarak (330 avionë), tanke (1.150 copë nga keta gjysma ishin me zero km), flotë luftarake detare me të gjitha aftesitë tekniko luftarake, për të përballuar një sulm të mundshem kunder vendit tonë.
    Prandaj, bëni mirë që na mbroni, mbasi e keni detyrim për çarmatosjen.
    PS se harrova :
    A e keni marre vesh se si është degdisur PD dhe benjamini juaj Luli Basha në zgjedhjet e fundit të pjesëshme vendore ?
    Ju përshendes.

    Reply

Leave a Reply to Dervish Bashkurti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In