• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Roli i Serbisë është interesant, punon kundër Rusisë duke dërguar armë në Ukrainë”/ Shkrimi i New York Times: Moska di gjithçka

by Java News
25/04/2022 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta amerikane “New York Times” shkruan se furnizuesit amerikanë të armëve kanë qenë duke bashkëpunuar me fabrika municioni në Evropën lindore për një kohë të gjatë, në mënyrë që t’i ndihmohet Ukrainës me armatim.

Njëra nga vendet nga vinë këto armë është edhe Serbia, shkruan e përditshmja amerikane NYT.

Teksti gjithashtu thotë se njëra nga kompanitë e përfshira në gjetjen e fabrikave që mund të prodhojnë armë dhe municione “jostandarde” është “Florida Ultra Defense” e cila bashkëpunon me prodhues të armëve në Rumani, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Sllovaki, Çeki dhe Bullgari.

E përditshmja kroate “Jutarnji list” thekson se “Zastava” në Kragujevac është pjesëmarrëse në tërë këtë punë.

“Roli i Serbisë në atë projekt është interesant sepse punon kundër Rusisë duke dërguar armë dhe municione në mënyrë indirekte në Ukrainë. Ky informacion hedh dritë mbi procesin e presionit ndaj Beogradit për të vendosur sanksione ndaj Moskës”, përcolli Jutarnji list.

“Shitja e armëve dhe municioneve dhe mbase edhe armëve tjera për mbrojte të Ukrainës është faktor. Moska sigurisht se është në dijeni për pjesëmarrjen e Serbisë në armatimin e Kievit, por sipas gjasave është e detyruar të pranojë një lojë të këtillë sepse e di që nuk mund ta ndalojë Aleksnadër Vuçiçin në këtë biznes kaq fitimprurës”, tha gazeta kroate.

Në të njëjtën kohë, thuhet se është duke u zhvilluar modernizimi i arsenalit ukrainas duke ofruar lloje të reja armësh sipas standardeve të NATO-s, si dhe trajnimin e trupave ukrainase.

“Në një vendndodhje të paidentifikuar në Poloni, artileria ukrainase po praktikon përdorimin e obuseve amerikane 155 milimetra me një rreze veprimi deri në 40 kilometra. ShBA dhe partnerët, pasi mbrojtën Ukrainën nga sulmi i parë rus, tani po prezantojnë gradualisht “municionin standard” në përputhje me standardet e NATO-s. Sepse në atë rast, varësia nga, të themi, Serbia, zvogëlohet, gjë që është e rëndësishme në dritën e vazhdimit të pritshëm të konfliktit dhe rregullimit të mëvonshëm të arkitekturës së sigurisë në Ukrainë dhe Detin e Zi”, shkroi New York Times.

Next Post
Këshilltari i Trump i del në krah Berishës, akuza administratës Biden: Shpalli non grata atë por jo të dashurën e Putinit

Këshilltari i Trump i del në krah Berishës, akuza administratës Biden: Shpalli non grata atë por jo të dashurën e Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In