• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Roli i komandës speciale amerikane në Shqipëri/ Milo: Po vëzhgojnë zhvillimet në rajon, kanë mision dhe trafikun e…

by Java News
11/01/2022 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paskal Milo ka komentuar për vendosjen e bazës ushtarake amerikane në vendin tonë duke e cilësuar atë si një investim historik në planin strategjik dhe mbrojtjes.

I ftuar në një studio televizive ai u shpreh se kjo që po vjen në Shqipëri është një bazë e këtyre forcave që vendoset në Shqipëri si vendi më i preferuar i SHBA dhe ajo do të kryejë këtu veprime dhe brenda kompetencave për të vëzhguar nga afër zhvillimet në rajon.

“Një investim historik në planin strategjik dhe mbrojtjes jo thjesht si anëtar i NATOs, por vetë SHBA kanë dhënë një kontribut të madh si në çlirimin e Evropës ashtu dhe në garantimin e paqes. Këto komanda speciale për Evropën është një strukturë e vjetër e strategjisë, e mbrojtjes amerikane në Evropë dhe si e tillë ka disa funksioneve mes të cilave mban të përgatitur dhe struktura të veçanta të posaçme që ndjekin zhvillimet dhe përgatisin forca për operacione që të jenë në gatishmëri për çdo të papritur në fushën që mbulon Amerika në Evropë.

Kjo që po vjen në Shqipëri është një bazë e këtyre forcave që vendoset në Shqipëri si vendi më i preferuar i SHBA dhe ajo do të kryejë këtu veprime dhe brenda kompetencave për të vëzhguar nga afër zhvillimet në rajon për të përgatitur përmes stërvitjeve që ju bën jo vetëm forcave shqiptare por dhe aleatëve të tjerë në rajon. Me pak fjalë do jetë një njësi e specializuar që do vëzhgojë zhvillimet në rajon dhe do ngrejë nivelin e forcave speciale rajonale për një reagim të shpejtë, disiplinë të forcave të organizuara”- u shpreh ai.

I pyetur se fakti që është zgjedhur Shqipëria për këtë bazë çfarë impakti mund të ketë, Milo sqaroi se Shqipëria është një vend strategjik gjeografikisht duke dhënë mundësinë e një vëzhgimi rajonal perfekt. Ndërsa nëse mund të ketë influencë në trafikun e drogës, ai tha se vendi ynë si anëtare e NATOs ka përgjegjësi të garantojë sigurinë në trafiqet e të gjitha llojeve.

“Shqipëria është një vend strategjik gjeografikisht dhe në raport me Mesdheun dhe në raport me Adriatikun, Ballkanin në tërësi, me pak fjalë Shqipëria rrezaton një vëzhgim rajonal perfekt dhe që këtu kjo bazë është në gjendje të bëjë vlerësime, rekomandime dhe atë aspektin praktik që mund të shndërrohet në një shkollë instruktimi për forca të tjera rajonale që do luajnë këtë rol, për një zgjerim dhe që do koordinohet me forca të tjera që jo detyrimisht do jenë të ardhura nga kjo komandë por do kenë këtu pikën e referencës nga kjo Shqipëri.

Në konceptin modern strategjik të sigurisë jo vetëm kombëtare, rajonale, por Shqipëria është anëtare e NATOs dhe ka përgjegjësi evropiane dhe duhet të ushtrojë detyra dhe të marrë pjesë në struktura që garantojnë sigurinë dhe këtu hyn dhe trafiqet ilegale të të gjitha llojeve, ku veçanërisht është droga ku Shqipëria është një vend kalim i drogave të forta duke krijuar shqetësime të mëdha në Evropë dhe kompetencat e kësaj patjetër që do jetë përfshirë dhe vëmendja për ta luftuar nga afër rrjetin e sofistikuar e trafikut të drogës dhe për të luftuar në mënyrë të veçantë dhe prodhimin e drogave të ndryshme. Ka rëndësi në stabilitetin e vendit dhe rajonit dhe është e rëndësishme të krijohet në Shqipëri”- tha ai./m.j

Next Post
“Hiqini telefonat”, Basha ‘ngujohet’ prej disa orësh në seli me anëtarët e Kryesisë, priten vendime të forta

Basha mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve, ja masat që pritet të merren. Bardhi: U penguam nga dhuna më 8 janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In