• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rolando Maran rrëfen anën personale, tekniku i kombëtares flet edhe për jetën e re si “shqiptar”: Ndihem si në shtëpi!

by A. Q
14/09/2026 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, rrëfen në një intervistë për “fshf.org” anën e tij më personale.

Në këtë bashkëbisedim ai foli për jetën e përditshme dhe muajt e parë në Shqipëri.

Maran tregon çfarë e pëlqen më shumë në punën e tij, si e kalon një ditë perfekte kur është i lirë, çfarë e ka impresionuar më shumë te shqiptarët dhe cilat janë vlerat që dëshiron t’ua përcjellë edhe futbollistëve të Kombëtares. Një bisedë ndryshe me trajnerin kuqezi, mes futbollit, jetës, natyrës dhe disa fjalëve të para në shqip.

Në çfarë ore zgjohesh zakonisht?

Herët, zakonisht rreth orës 7, ndoshta edhe më herët, por ky është orari i zakonshëm në të cilin zgjohem.

Cila është gjëja e parë që bën në mëngjes?

Kjo është e thjeshtë. Gjëja e parë që kërkoj është një hapësirë të jashtme, çfarëdo qoftë ajo. Ose hap një dritare, dal në tarracë apo në kopsht, por gjëja e parë që bëj është të dal në një ambient të hapur.

Në çfarë ore vjen në Federatë?

Menjëherë pas kësaj. Nuk kam një orar të përcaktuar, por pasi ha mëngjesin, nisem, bëj shëtitjen time deri këtu, arrij dhe filloj përgatitjet për këto ndeshje.

Çfarë të pëlqen më shumë nga puna jote?

Puna ime lind nga pasioni, ndaj është e qartë që, duke qenë një pasion, më pëlqen gjithçka. Gjithçka nisi që kur luaja futboll si fëmijë dhe përpiqesha të bëhesha futbollist. Pastaj ia dola dhe tani jam trajner; në këtë rast jam trajner i kombëtares. Kjo më mbush me krenari dhe, mbi të gjitha, bëj atë që më pëlqen. Nuk ka asgjë në punën time që nuk më pëlqen.

Si është dita jote perfekte kur je i lirë?

Siç të thashë edhe më parë, e dua shumë natyrën dhe ambientin e hapur, ndaj dua të jem gjithmonë jashtë. Varet edhe nga stina. Nëse është dimër, kërkoj vende ku ka sa më shumë borë, sepse ndoshta mund të bëj edhe ski. Shëtitjet, familja, të kaloj kohë me miqtë, janë të gjitha gjëra që më bëjnë të lumtur.

Pas pak kohësh në Shqipëri, çfarë të ka surprizuar më shumë?

Në fakt, nuk do të thoja se më ka surprizuar, por ka qenë një konfirmim, një konfirmim i mëtejshëm. Më kishin folur për mikpritjen tuaj dhe ju e keni tejkaluar atë që më kishin thënë. Duhet të jem i sinqertë: ndihem si në shtëpi, më keni bërë të ndihem si miku juaj prej gjithmonë. Për mua kjo është më shumë se një cilësi; është vërtet diçka befasuese.

Cila është gjëja më “shqiptare” që ke mësuar?

Nuk kam një të tillë. Dua të mësoj shumë gjëra. Tani është ende herët, sepse kam mësuar diçka dhe, nëse do të thosha tani se çfarë është, ndoshta do të gënjeja. Nuk më pëlqen të gënjej; më pëlqen të them gjërat e vërteta, ato që i ndiej vërtet.

Çfarë të pëlqen më shumë te shqiptarët?

Ajo që kam vlerësuar shumë gjatë këtyre muajve është vendosmëria dhe forca me të cilën i bëni gjërat. Është një vlerë shumë e madhe. Dhe është diçka që dua t’ua transmetoj edhe lojtarëve kur të vijnë, sepse kjo është ADN-ja e futbollistit dhe e popullit shqiptar.

Ke adoptuar ndonjë zakon shqiptar?

Jo edhe aq shumë. Po studioj për t’u afruar gjithnjë e më shumë me ju. Dalëngadalë po përpiqem të kuptoj, sepse ka shumë gjëra të bukura, shumë aspekte, edhe në territorin tuaj, që më kanë ngjallur vërtet kureshtje.

Cila pjatë shqiptare të ka pëlqyer më shumë?

Tavë dheu. Po, nëse e kam shqiptuar mirë… Madje është padyshim më e mirë sesa mënyra se si e shqiptova unë! Por më ka pëlqyer shumë.

Cila është fjala jote e preferuar në shqip?

Për nga tingëllimi, më pëlqen të them “avash-avash”. Jo për ndonjë arsye të veçantë, por sepse më pëlqen si tingëllon fjala.

Po ajo që e ke më të vështirë ta shqiptosh?

Ndoshta sepse tek ne është shumë e lehtë të përshëndesësh me një “Ciao”, ndërsa të përshëndesësh me “Përshëndetje” është pak më e komplikuar. Prandaj preferoj ta them në italisht, sepse është vërtet e vështirë në shqip. Pastaj, versioni tjetër, “Çkemi?”, sipas meje është edhe më i vështirë, kështu që për të heq dorë fare.

Next Post
Këngëtarja Genta Ismajli humb njeriun e shtrenjtë të familjes, dedikimi prekës: Iku një pjesë e shpirtit tim!

Këngëtarja Genta Ismajli humb njeriun e shtrenjtë të familjes, dedikimi prekës: Iku një pjesë e shpirtit tim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In