Në përmbyllje të fushatës për garën e 14 Majit, Roland Bejko u kërkoi votën për numrin 6 banorëve të zonës së Freskut në kryeqytet.
“Ne kemi premtuar ndërtimin e 250 km rrugë dhe angazhohemi që do ta bëjmë atë si emergjencë, që fshatrat e Tiranës t’u japim akses më shpejt në qytet. Ne do të bëjmë vaditje dhe kanalizime në fshatrat e Tiranës që të rritet prodhimi vendas me këtë tokë të begatë. Ndërtimin e 5 tregjeve në 5 pikat hyrëse të qytetit me qëllim që prodhimi vendas të shitet me kilometrin 0 dhe qytetarët të ushqehen shëndetshëm. Ne kemi premtuar 0 taksë për turizmin.”
Zona rurale tha Bejko do jetë prioritet, teksa premtoi ndërtimin e qindra kilometrave rrugë.
“Do t’i japim mundësi zonave rurale të zhvillohen, ne do t’i mbrojmë qytetarët, nuk do t’i lëmë t’i nëpërkëmbin këta vampirë. Prandaj o burra të bëhemi bashkë dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga ky sistem i korruptuar.”
Vota për Ilir Metën dhe Sali Berishën, sipas Bejkos është votë e çuar dëm.
/s.f