• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Rokshped” – perandoria e familjes Stanaj në shënjestër të Prokurorisë

by A R
10/06/2025 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të një aksioni kundër kontrabandës së cigareve, policia speciale e Malit të Zi bastisi kompleksin e vilave të familjes Stanaj në Lagjen Stari Aerodrom në Podgoricë.

Kjo familje është pronare e kompanisë Rokshped.

Aksioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Më 9 qershor u arrestuan ish-drejtori i Rokshped-it, Prokopije Periq, dhe katër persona të tjerë, përfshirë pronarin e kompanisë MP Shped Trans, Predrag Maxhgal, ndërsa Ivan Turçinoviq u dorëzua vetë.

Periq është drejtor i kompanisë Plus, e cila tregton produkte duhani dhe është e lidhur me Rokshped-in.

Hetimet kanë në shënjestër bizneset e Rokshped-it – njërës prej kompanive më të fuqishme në Mal të Zi.

Në krye të kompanisë Rokshped është Nuo Stanaj, ndërsa Rokshped Auto Qendra drejtohet nga Sander Stanaj.

Sipas burimeve jozyrtare, ata nuk ndodhen në Mal të Zi prej kohësh.

Çfarë dihet për bizneset e familjes Stanaj?

Familja Stanaj e themeloi kompaninë Rokshped në vitin 1992.

Kompania, e drejtuar nga Rrok Stanaj, ishte fillimisht e përqendruar në transportin e mallrave në rrugë tokësore.

Gjatë sanksioneve kundër Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë, kompania merrej me importin dhe shitjen e naftës dhe derivateve të naftës.

Pompën e parë të benzinës e hapi në vitin 2000.

Tetë vjet më vonë, zinxhirin e pompave ia shiti kompanisë ruse, Lukoil, për 26.5 milionë euro, me një klauzolë që e lejonte Rokshped-in të vazhdonte të operonte në këtë biznes.

Në vitin 1992, ndërmarrja u regjistrua edhe për aktivitetin e importit dhe eksportit të cigareve, me miratimin e Gjykatës Ekonomike në Podgoricë.

Firma është importuesja e vetme e autorizuar e një numri të madh të markave të njohura të cigareve në Mal të Zi dhe distributorja e njërit prej prodhuesve më të mëdhenj ndërkombëtarë, Japan Tobacco International.

Ajo posedon një rrjet prej afërsisht 300 pikash për shpërndarjen e shtypit dhe cigareve.

Në vitin 2009, nga kompania kroate Agrokor mori rrjetin prej 188 pikash të shtypit, ndërsa një vit më parë themeloi Tobacco S press-in, me 80 pika shitjeje me pakicë.

Rokshped Auto Qendra është distributori i autorizuar i markave të makinave: Volkswagen, Audi, Seat dhe Cupra.

Gjatë viteve ’90, kompania furnizoni me makina Qeverinë e Malit të Zi.

Në vitin 2006, ajo bleu hotelin “Galeb” në Ulqin, i cili më pas u rrënua dhe në vend të tij duhej të ndërtohej një hotel i ri.

Rroku, i cili kishte gjashtë djem, vdiq në nëntor të vitit 2016.

Bizneset i udhëhiqnin kryesisht djemtë e tij, Antoni dhe Nua.

Vëllezërit e tjerë, Lubo, Vaso, Sandri dhe Simoni, gjithashtu punuan në kompaninë familjare duke mbajtur pozita të ndryshme.

Antoni – i akuzuar në Beograd, i vrarë në Sudan

Antoni, i cili në shtator të vitit 2007 u nis nga Qiproja – përmes Beogradit – drejt Podgoricës, u arrestua në aeroportin e Beogradit, gjatë një operacioni policor të quajtur “Memfis”.

Ai u akuzua për organizimin e një rrjeti ndërkombëtar për kontrabandën e cigareve, duke përdorur kompaninë familjare si mbulesë.

Përveç tregtisë me cigare legale, sipas prokurorisë, ai merrej edhe me cigare të falsifikuara, të cilat i importonte në Mal të Zi përmes kompanive të regjistruara në Qipro dhe në Dellauer të SHBA-së.

Cigaret ruheshin në Portin e Tivarit. Zyrtarisht raportohej se shiteshin në dyqanet pa taksa (free shop) në Mal të Zi, por në realitet kontrabandoheshin në Serbi dhe prej andej shpërndaheshin në vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Antoni dhe 26 persona të tjerë u akuzuan se midis viteve 2004 dhe 2007 i kishin shkaktuar buxhetit të Serbisë një dëm prej 65 milionë eurosh përmes kontrabandës së cigareve.

Në vitin 2011, Antoni u dënua me 6 vjet e gjysmë burg dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh si drejtues i grupit kriminal.

Anëtarët e tjerë të grupit u dënuan me masa të ndryshme – nga dënimet me kusht deri në 5 vjet burg.

Gjykata, pastaj, e liroi me kusht, pasi pranoi një garanci prej 400 mijë eurosh që ai të mbrohej në liri.

Por, në mars të vitit 2013, ai u vra në Sudan, ku thuhet se kishte një kompani për prodhimin e duhanit.

Familja e tij njoftoi se ai kishte qëndruar dhe punuar atje për “një periudhë të shkurtër”.

Sipas punonjësve, ai u vra nga bashkëpunëtori i tij në biznes, Mujo Sefa, nga Kosova.

Aktivitetet në Serbi dhe lidhjet me Bosnje e Hercegovinën

Anton Stanaj është përmendur edhe si një nga pjesëmarrësit në konsorciumin që privatizoi fabrikën e kombajnave Zmaj në Zemun, e cila pas privatizimit dështoi.

Ai, po ashtu, është përmendur si pronar i kantinës së verës Erdevik në Vojvodinë.

Përveç këtyre, Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë (CINS) raportoi se Rokshped ka blerë aksione edhe në disa ndërmarrje në Serbi – në mesin e tyre: Agrovojvodina, Agrocoop, Stanishiq, Banat Seme, Mlinpek, Sheqer +, M.E.A dhe Panonliv.

Hetimi financiar i veprimtarive të Stanajt në Serbi nuk është iniciuar asnjëherë.

Në vitin 2013, CINS dhe rrjeti rajonal për raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit OCCRP raportuan se kanë siguruar një raport të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje të Bosnje e Hercegovinës (SIPA), në të cilin thuhej se familja Stanaj kishte bashkëpunuar me Naser Kelmendin dhe Ekrem Llukën nga Kosova.

Naser Kelmendi u dënua në maj të vitit 2023 nga gjykata në Prishtinë me katër vjet e tetë muaj burg për trafikim të drogës.

Nuo Stanaj – akuzat në Serbi

Sipas të njëjtit burim, vëllai i Antonit, Nuo Stanaj, u akuzua në vitin 2011 në Serbi për keqpërdorime gjatë privatizimit të kompanisë beogradase Industria e Kushinetave Sferike.

Sipas aktakuzës, kompania pësoi një dëm prej 9.2 milionë eurosh.

Nua figuron si themelues dhe drejtor i kompanisë Rokshped, me 50.02% të aksioneve, ndërsa Lubo zotëron 33.3% dhe Vaso 16.6%.

Pavarësisht se Anton Stanaj ishte arrestuar dhe gjykuar për kontrabandë të cigareve, kompania Rokshped vazhdoi pa pengesa aktivitetet e saj në Mal të Zi – me shpërndarjen e shtypit, cigareve dhe makinave.

Sipas dokumenteve të siguruara nga OCCRP dhe CINS, nga viti 2008 deri më 2011, Rokshped fitoi kontrata në tenderë publikë me vlerë totale prej 3.8 milionë eurosh.

Sander Stanaj – hetimet në Mal të Zi

Sandri është pronari i vetëm i kompanisë Rokshped Auto Qendra.

Në janar të vitit 2021, Prokuroria Speciale e Malit të Zi nisi hetime kundër tij dhe i bllokoi përkohësisht mbi dy milionë euro.

Ai u mor në pyetje pasi Njësia Financiare e Inteligjencës së Policisë i dorëzoi Prokurorisë të dhëna që tregonin se ai kishte futur mbi dy milionë euro në mënyrë të ligjshme në sistemin financiar.

Sandri tha se këto para ia kishte dhënë babai i tij, para më shumë se dhjetë vjetësh, dhe se tani i ruante në bankë.

Gjatë hetimeve u intervistuan edhe 11 anëtarë të familjes Stanaj.

Prokuroria filloi hetimet ndaj Sandrit edhe për dyshimet për shmangie taksash dhe pastrim parash.

Ky hetim nuk ka përfunduar ende.

Sander Stanaj ka edhe një firmë në Shqipëri./ REL

Next Post
Nuk ndalet masakra në Gaza, Izraeli vret 17 palestinezë, plaçkiten 40 kamionë me ndihma

Nuk ndalet masakra në Gaza, Izraeli vret 17 palestinezë, plaçkiten 40 kamionë me ndihma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si prokurori Lita sabotoi hetimin e Gjokës për pronën në Velipojë. Fyerja për kolegun: Të hajë një m**t ai!

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

February 16, 2026
RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

February 16, 2026
Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

February 16, 2026
LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

LIVE / Rama merr pjesë në promovimin e librit për ish-krerët e UÇK, shoqërohet nga Osmani e Ali Ahmeti

February 16, 2026
Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

February 16, 2026
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

February 16, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

February 16, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rruga e mundimshme nga aktakuza te çekiçi i fundmë në gjykatë

February 16, 2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In