Roger Federer e ka arritur finalen e 30-të në karrierë në grand slam dhe të shtatën në Australian Open të premten në mbrëmje, sipas kohës lokale në Australi.
Kampioni i fuqi, fitues i pesëfishtë i Australian Open, po udhëhiqte 6-1, 5-2, kur tenisti nga Koreja Jugore, Hyeon Chung, u tërhoq në setin e dytë të ndeshjes gjysmëfinale, raporton Gazeta Express.
Chung e dorëzoi lojën dy games pasi mori ndihme për terheqje në këmbën e majtë. Federer në finalen e të dielës do të përballet me tenistin kroat, Marin Cilic.
Numri dy i botës do ta kërkojë grand slamin e gjashtë në Australi dhe grand slamin e 20-të në përgjithësi, përgatiti “Express”. (b.an)