• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Robotët zbresin në Pekin

by A R
24/08/2022 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pekini ishte këto ditë kryeqendra botërore e robotëve. Metropoli aziatik priti Konferencën Botërore të Robotëve 2022 (WRC 2022), gjatë së cilës u shfaqën më shumë se 500 grupe robotësh, 30 prej të cilëve në debutimin e tyre botëror. Në këtë ngjarje futuristike kishte më shumë se 300 të ftuar, të cilët përveçse shkëmbyen arritjet më të fundit akademike, paraqitën dhe tendencat e zhvillimit në këtë fushë. Por ekspozita më e madhe dhe autoritare e robotëve jo vetëm në rajonin e Azi-Paqësorit do të kishte vend edhe për publikun e gjerë…

Në ekspozitën prej 26 mijë metrash metrash katrorë, nuk ke kohë të ndalosh shumë gjatë. Aty duket se ke udhëtuar në një planet tjetër, ku humanoidët vetëm rrijnë dhe vështrojnë. Në Tokë “zbret” vetëm kur shikon disa robotë të shndërruar në shitës metalik që zgjedhin mes portokallëve dhe mollëve, apo frutave të tjera, të gjitha të vërteta. Shumë kompani kineze dhe të huaja të prodhimit të robotëve kanë lançuar produkte për sektorë joindustrialë, si psh. shitja me pakicë e zgjuar. Ndonëse aplikimi i robotëve bashkëpunues në fushën e shërbimeve tregtare është ende në një fazë të hershme, skenari i “shitjes me pakicë inteligjente” – i favorizuar edhe nga pandemia – po gjeneron tashmë një kërkesë të madhe për porosi, sidomos në Kinë. Këto lloj robotësh janë të aftë për të ndjekur dhe ndërvepruar me klientin, duke i lejuar gjithashtu ata të bëjnë pagesën direkt, pa para dhe pa radhë në arkë. Së bashku me rënien e vazhdueshme të kostos dhe çmimit të robotëve bashkëpunues, industria e shërbimeve tregtare po pëson një revolucion të vërtetë falë këtyre robotëve.

Duket e çuditshme, por rezultatet e vitit 2021 zbulojnë se robotika ishte një nga sektorët e “inkurajuar” prej pandemisë. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, instalimet e robotëve industrialë në të gjithë globin u rritën me 28 për qind në krahasim me një vit më parë. Ndërsa në Kinë, pjesa e tregut të robotëve bashkëpunues në shtëpi, pritet të rritet me gati 70 për qind vetëm gjatë 2022-it. Rënia e pritshme e tregtisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare pas kufizimeve post-COVID, duket se ka favorizuar më tej zhvillimin e industrisë kineze të robotikës, e cila për të përmbushur të njëjtën kërkesë të brendshme, arriti të zëvendësojë në shumë sektorë praninë e robotëve evropianë dhe atyre japonezë.

Ndërkohë një tjetër studim, i kryer nga Qendra për Sigurinë dhe Teknologjinë në Zhvillim ka zbuluar se Kina është lider në botë edhe për sa i përket numrit të patentave të robotikës. Studimi voluminoz përfshin periudhën nga viti 2005 deri në shpërthimin e Covid-19, kur patentat e robotikës të bëra në Kinë janë më shumë se 25 mijë. Në podium me Kinën janë edhe dy nga fqinjët e saj, Japonia me 15 mijë dhe Koreja e Jugut, me 11 mijë. Ndërsa ShBA me rreth 9 mijë patenta, mban vendin e katërt në botë.

Next Post
“The making of Albanians”

Pas Gramshit/ Shqipëria, hallka e dobët e NATO-s duhet të matet mirë, sfidat i ka përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In