• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Robotët do nxjerrin jashtë loje njerëzit, ja profesionet e së ardhmes

by Java News
06/09/2017 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy të tretat e amerikanëve parashikojnë se brenda 50 viteve, robotët dhe kompjuterët do të bëjnë pjesën më të madhe të punës që tani e bëjnë njerëzit.

Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Profesionet e së ardhmes”, në më pak se pesë vjet nga tani, 5 milionë njerëz do të mbeten të papunë sepse vendet e tyre të punës do të automatizohen. Por zhvillimet teknologjike, për shembull, në fushën e robotikës, do të krijojnë gjithashtu vende të reja pune dhe do të ndryshojnë aftësitë që punëdhënësit kërkojnë aktualisht nga punonjësit e tyre, raporton revista ekonomike “Monitor”.

Për të konkurruar sa më mirë në tregun e ardhshëm të punës, punëtorët, madje edhe ata, profesionet e të cilëve janë më pak të prekur nga automatizimi, do të duhet të përditësojnë aftësitë, thuhet më tej në raport. Sipas zyrës së Statistikave të Punës në SHBA dhe raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Profesionet e së ardhmes”, më poshtë do të njiheni me profesionet të cilat do të jenë më të suksesshme në të ardhmen:

Profesione të tilla si: zhvillues softuerik, analist i sistemeve kompjuterike, kërkues tregu dhe specialist marketingu parashikohen që të shënojnë një rritje pesëfish më të madhe në 2024, por për këto profesione, zhvillimi teknologjik do të jetë shumë i rëndësishëm.

Profesionet e mjekëve dhe fizioterapistët, gjithashtu pritet që të shënojnë rritje sidomos në një shoqëri në plakje.

Inteligjenca Sociale dhe Emocionale dhe të kuptuarit e platformave të reja të mediave dhe mbi të gjitha komunikimi në mënyrë efikase, do të vlerësohen shumë në një të ardhme, sidomos atëherë kur robotët të luftojnë për t’i zotëruar ato, këto aftësi do të jenë disa prej të cilave njerëzit mund të konkurrojnë fuqishëm me robotët.

Në një botë e cila po ndryshon me ritme shumë të shpejta, vendet e punës në fushën e arsimit dhe trajnimit pritet të shënojnë rritje. Rritje do të shënojnë edhe analistët e menaxhimit, kontabilistët dhe specialistët e auditit.

Deri në vitin 2020, më shumë se një e treta e aftësive të cilat janë shumë të rëndësishme sot për gjetjen e një pozicioni pune, nuk do të jenë më.

Kjo tabelë tregon se cilët sektorë të punës kanë gjasa të shohin lëvizjet më të mëdha “në paqëndrueshmërinë e aftësive”. Për shembull, 43% e aftësive që aktualisht nevojiten për të kryer me sa më efikasitet punën në industrinë e shërbimeve financiare dhe atë investuese, në të ardhmen do të dalin jashtë loje.

a.ç

Next Post
Katastrofa në liqenin e Xibrakës

Katastrofa në liqenin e Xibrakës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In