• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Robotë me liçencën për të vrarë, revolucioni i guximshëm i policisë në SHBA

by Java News
29/12/2022 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e San Franciskos në SHBA, mund të ketë së shpejti një ndihmë shtesë në luftë kundërkrimit. Nëse pranohet propozimi nga Bordi i Mbikëqyrësve (Gjykata e Mbikëqyrësve), robotët që zakonisht përdoren nga oficerët e policisë për të çaktivizuar bomba apo për të eksploruar zona të rrezikshme, mund të licencohen që të vrasin të dyshuarit e krimeve të rënda.

Edhe pse teksti specifikon se robotët do të mund ta bëjnë këtë vetëm “kur rreziku i humbjes së jetëve të civilëve apo agjentëve është i pashmangshëm, dhe kur nuk ka mundësi të tjera”, propozimi ka ngjallur jo pak kritika. Versioni origjinal i draftit, nuk përmendte “forcën vdekjeprurëse” nga robotët.

Aron Peskin, dekan i Bordit të Mbikëqyrësve të qytetit, kishte specifikuar se robotët nuk do të përdoreshin si një “instrument force” kundër askujt. Megjithatë, Departamenti i Policisë së San Franciskos ndërmori hapa për të bllokuar amendamentin e Peskin, duke e ndryshuar atë në atë.

Peskin e pranoi ndryshimin, duke thënë se mund të ketë situata ku vrasja është alternativa e vetme. Projektligji është përballur me kritika në disa drejtime. “Ne jetojmë në një të ardhme distopike, ku po diskutojmë mbi mundësinë që policët të vrasin qytetarët pa gjyq, një juri apo një gjyqtar”,- tha Tifanei Mojer i Komitetit të Avokatëve për të Drejtat Civile në San Francisko.

“Me robotët- vrasës në dispozicion, oficerët e policisë mund ta tërheqin më lehtë këmbëzën”-u shpreh eksperti Xhoel Haile, që e quajti projektligjin një “ide të tmerrshme”. “Unë ende nuk mund ta besoj se ky është një propozim serioz”- thotë Din Preston i Bordit të Mbikëqyrësve, duke shtuar se çështja do të ishte pothuajse komike, në rast se nuk do të ishte kaq serioze.

Nga ana tjetër, kushdo që e ka shkruar nënvizon natyrën e tij të jashtëzakonshme, duke shpjeguar se nuk është një licencë e stilit “Robocop” për të vrarë, por një mbrojtje shtesë për agjentët: ”Ne nuk duam ta përvetësojmë atë si një praktikë të zakonshme”- thotë Peskin, i cili kujton gjithashtu se po të mos ishte ky projektligj, policia mund të bënte çfarë të donte, pasi deri më tani kjo çështje nuk ishte e rregulluar me ligj.

“Ideja që ne nuk mund ta përdorim dot këtë lloj teknologjie në situata të jashtëzakonshme, ku mund të shmangim humbjen e jetëve njerëzore, vetëm sepse njerëzit nuk i pëlqejnë robotët, është absurde dhe e gabuar”– thotë Rafael Mandelman, nga Bordi i Mbikëqyrësit.

Megjithatë, në rast se San Francisko vendos të miratojë ligjin, nuk do të jetë hera e parë që robotët përdoren për të vrarë kriminelët e dyshuar. Në vitin 2016, Departamenti i Policisë së Dallasit përdori një robot–bombë për të eliminuar një person të armatosur që kishte vrarë tashmë 5 oficerë dhe plagosur disa të tjerë.

Siç e thekson Peskin, deri më tani askush nuk e ka ndaluar përdorimin e robotëve vrasës në aksionet e policisë. Propozimi i San Franciskos nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të kufizonte përdorimin e tyre në situata të nevojës ekstreme, duke nxjerrë jashtë ligjit të gjitha rastet e tjera./ Bota.al

 

 

Next Post
Nënë e bir u helmuan, përfaqësuesja e hotelit në Shkodër: Kamerieri nuk e besoi, e provoi dhe u helmua gjithashtu

Nënë e bir u helmuan, përfaqësuesja e hotelit në Shkodër: Kamerieri nuk e besoi, e provoi dhe u helmua gjithashtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In