• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Robotë dezinformues rusë në internet ndikuan protestën e “jelekverdhëve” në Francë

by Java News
16/12/2018 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Robotë rusë akuzohen për shkallëzimin e protestës së „jelekëve të verdhë“ në Francë. Në një kohë që qeveria i verifikon informacione të tilla, DW bëri kërkime, objekti i dezinformimit është një person tjetër.

Nga Roman Gonçarenko

Robotë dezinformues rusë në internet janë përpjekur të ndezin më shumë lëvizjen e protestës „jelekët e verdhë” në Francë, raportuan në fillim të dhjetorit mediat amerikane dhe britanike. Në qarkullim janë sjellë edhe pamje të fallsifikuara të protestave. Si provë mediat sjellin informacione të iniciativës „Aleanca për Sigurinë Demokratike”, e organizatës joqeveritare amerikane, German Marshall Fund (GMF). Kjo iniciativë vëzhgon llogari në twitter, që përhapin ndikimin rus online. Në këto llogari protestat e (#giletsjaunes) – jelekëve të verdhë ka qenë tema kryesore për një javë. Se për cilat llogari bëhet fjalë kjo nuk bëhet publike.

Në faqen e internetit të këti projekit „Hamilton 68″ theksohet se ka tre grupe llogarisht të twitterit – ata që janë hapur pro-rusë, apo me lidhje me qeverinë ruse, të ashtuquajturat fabrikat e „Trollëve”- robotëve të internetit që janë në veprim brenda dhe jashtë Rusisë dhe të tjera që mbahen në aktivitet nga individë të ndryshëm në botë që të „përforcojnë” temat ruse. Ndër burimet që përhapin këto llogari gjenden gati gjithmonë media ruse jashtë vendit, RT apo Sputniknews.

Shpesh në këto mesazhe bëhet fjalë për politikën amerikane, sqaron Bret Schafer për Deutsche Wellen. Eksperti i mediave sociale thekson, se këto llogari postojnë për publikun anglishtfolës dhe ndikimi i tyre në protestat e Francës është i vogël. „Bëhet fjalë më shumë që tema të caktuara të mbeten qendrore në rrjet, të diskreditohet në tërësi perëndimi dhe demokracia liberale të paraqitet në një dritë jo të mirë.”

Synimi – përçarja

Maxime Audinet, eksperte për Rusinë në Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, IRFI thekson se „aktivitetet ruse të informimit nuk duhen kuptuar si një instrument që të mobilizohen aktivistë të rinj për ‚jelekët e verdhë‘, apo të ndizet dhunë”, thotë Audinet. „Raportimi rus synon të forcojë polarizimin në debatin publik dhe të ndikojë kaq shumë në imazhin e kësaj lëvizjeje në Francë e jashtë, me qëllim që të krijohet imazhi i një vendi të përçarë në skaj të luftës civile.”

Macron në fokus

 

“Nuk janë ‚jelekët e verdhë‘ në fokus”, por presidenti Macron, thotë Ben Nimmo ekspert për sigurinë e informacionit në institutin Atlantic Counsil. Nimmo ka përshkruar me detaje një „operacion francez” të robotëve rusë të internetit në një raport të  Digital Forensic Research Lab (DFRL), një projekt i institutit Atlantic Counsil. Disa detaje të llogarive të bllokura Nimmo dhe kolegët e tij arritën t’i shihnin. Ato kishin 76.000 ndjekës, shumica të krijuara në mesin e vitit 2017. „Disa llogari franceze paraqiteshin si kur ishin njerëz nga një spektër i gjerë. Njëri paraqitej si nacionalist, një tjetër si ultrakomunist. Disa të tjera paraqiteshin në llogari si gra afrikane.” Shumica e këtyre veprimeve „të padëmshme”, por 5 nga 12 llogari kishin në fokus presidentin Macron verbalisht dhe vizualisht. Fotomontazhe, ku Macron paraqitej si një nxitës i skllavërisë. Facebook nuk publikon se kush fshihet pas llogarisë. „Por pas kësaj mund të fshihen lidhje me një ‚Agjenci të Kërkimit në Internet‘, (një firmë ruse në Shën Peterburg që në mediat perëndimore paraqitet si fabrikë robotësh të internetit, shën.red.), por kjo nuk mund të pohohet plotësisht.”

Numrin e vogël të accounts (llogarive në rrjet), eksperti Ben Nimmo e lidh me mundësitë e kufizuara të robotëve rusë në frëngjisht dhe se operacioni ka qenë në fillimet e tij. Në SHBA, Rusia i forcoi aktivitetet online para dy vitesh e gjysmë në kuadër të zgjedhjeve presidenciale, kujton eksperti. Këto raste duhen parë në një kontekst më të gjerë. „Nuk bëhet fjalë për jelekët e verdhë, operacione të tilla kanë zakonisht një synim më afatgjatë.” Qëllimi është Emmanuel Macron.

DW

a.çupaj

Next Post
Kryeministri Rama publikon foton: Një grusht njerëzish peng mijëra studentë

Studentët vijojnë protestën, mblidhen sërish para kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In