• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Robben “drithëron” Bayernin… “Mbase largohem dhe shkojn në Kinë”

by Java News
08/01/2017 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arjen Roben nuk ka vendosur ende për të ardhmen. Edhe pse bosët e Bajernit janë shprehur të sigurt për qëndrimin e tij të paktën edhe për një vit, 32-vjeçari holandez po luan “poker” duke paraqitur disa opsione. Pas mbylljes së karrierës, Roben nuk përjashton angazhimet e tij jashtë Europës, në SHBA ose Kinë. Mesfushori i Bajernit gjatë konferencës për shtyp në Doha flet për të ardhmen, ëndrrën e tij, si dhe vitin 2017.

Roben-Anceloti

Roben, cila ka qenë ëndrra juaj më e madhe në karrierë?

Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të fitoja Champions-in. Pas dy finaleve të humbura (2010, 2012), në fund ia dolëm. Në këtë formë realizova ëndrrën time të madhe në 2013-n.

Ndryshimi i skemës së lojës u mirëprit nga ju. Cilin sistem favorizoni, 4-3-3 apo 4-2-3-1?

Këtë e vendos trajneri, por skema me një mesfushor në pozicion 10 (4-2-3-1) na përshtatet më mirë. Kemi qenë më rezultativë dhe më të suksesshëm.

Kontrata juaj skadon në fund të sezonit. Keni vendosur për të ardhmen?

Rinovimi i kontratës nuk është bërë ende çështje diskutimi në planet e mia. Unë jam përqendruar në 6 muajt e ardhshëm dhe dua të fitoj titullin. Nuk kam përcaktuar ende asgjë. Kam akoma një kontratë. Ndoshta më pas qëndroj edhe një vit ose dy. Nuk di ende asgjë.

Kur keni në plan të mbyllni karrierën?

Nuk e kam menduar ende. Është herët, pasi jam vetëm 32 vjeç dhe për fat ndihem mirë fizikisht e psikologjikisht. Më pëlqen shumë të luaj futboll. Kur kalon të 30-at, e ndien që fundi po të afron. Ndoshta vjen ndonjë vendim spontan, pa plan.

Parashikoni që një ditë të luani në Kinë?

Në Kinë po lëvizin shumë gjëra. Secili duhet të bëjë llogaritë personale dhe të mos i paragjykojë. Nuk thua dot kurrë që Kina nuk mbetet një opsion. Tani jam te Bajerni, por po diskutoj planet e mia edhe me familjen, e cila është kryesore. Është çështje ndjenje plani i së ardhmes. Ndoshta mund të vijë një ditë pas mbylljes së karrierës që të luaj në Kinë ose SHBA. Ndoshta vjen një ditë që të rikthehem edhe në vendlindje. Të ardhmes nuk i dihet. Nuk ka asgjë të prerë me thikë.

Besoni te një fazë e dytë më rezultative se e para?

Kryesore është që e mbylla vitin në gjendje të mirë fizike. Nuk kemi shpalosur ende maksimumin tonë. Ky Bajern ka akoma shumë për të dhënë. Qëllimi ynë është të qëndrojmë në formë, të stërvitemi intensivisht dhe më pas vijnë rezultatet. Personalisht jam në superformë.

Çfarë është e rëndësishme në start të vitit 2017?

Vitin e kaluar isha i dëmtuar dhe nuk pata mundësi të stërvitesha në Doha. Është e rëndësishme që në janar të mbajmë ritmin dhe të startojmë me një seri fitoresh. Duhet të kujdesemi për njëritjetrin, që në fazën vendimtare të jemi të gjithë në gatishmëri./panorama/a.k

Next Post
VIDEO/ Studenti godet vajzën… sepse ajo e kishte tupëruar gjatë leksionit

VIDEO/ Studenti godet vajzën... sepse ajo e kishte tupëruar gjatë leksionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In