• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Roaming falas? Downloading …

by Majlinda Bregu
01/04/2019 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Majlinda Bregu
(Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal)*
Tani, në këtë moment, më shumë se gjysma e botës është online.
Mbi dy të tretat e saj kanë një celular dhe pjesa me e madhe e tyre kanë një smartphone.
Teknologjia ka zaptuar jetën e gjithkujt. Madje nuk është rritur me shpejtësi të habitshme vetëm numri i atyre që përdorin internetin, por edhe koha që ata kalojnë online.
Një përdoruesi mesatar, jo dhe aq i fiksuar pas internetit, lundrimi mes pajisjeve e shërbimeve online I merr 6 orë të ditës.
Më shumë se 76% e qytetarëve të Europës Juglindore janë përdorues të internetit, ndërsa 40% e tyre përdorin të gjitha aplikacionet e mediave sociale nga celularët.
Dhe nuk besoj se i vjen ndokujt çudi po të them që shumica e përdoruesve janë të rinj.
Janë po të rinjtë në rajonin tonë, që uljen e tarifave të roaming-ut e vlerësojnë po aq të dobishme sa lëvizja e lire.Një arsye më shumë që të udhëtojnë më shpesh dhe të lidhen me bashkëmoshatarët e tyre.
Ata që janë kontributorë direktë në zhvillimin ekonomik të rajonit, përfaqësuesit e biznesit, në një shumicë të konsoliduar, 70%, e shohin heqjen e tarifave të roaming-ut si ndihmë për të rritur tregtinë.
Më shumë se 12 milionë turistët që vitin e kaluar shijuan dhe u endën mes mrekullive të Ballkanit, u kthyen pas në vendet e tyre duke rrudhur buzët për faturat e roaming-ut, edhe më të kripura se uji I detit.
Të ndryshëm, por të ngjashëm, të gjithë janë në një mendje se ulja dhe heqja e tarifave të roaming-ut, iu vjen për shtat të gjithëve dhe  ndihmon në zhvillimin e ekonomisë.
Si të gjithë ju, kësisoj edhe unë, lundroj online e medoemos jam një nga ata të shifrave të lartpërmendura. Deri diku kjo është dhe një pjesë e rëndësishme e punës dhe e detyrave të mia.
Prej disa muajsh, kam privilegjin të punoj për fuqizimin  ekonomik e social të rajonit tonë. Mandej, pse jo edhe për të shpalosur potencialin real të kësaj pjese të Europës.
Është borxhi i pashlyeshëm që i detyrohemi qytetarëve në këtë rajon, atyre  që kanë duruar një mal me vuajtje për më shumë se gjysmë shekulli rropamash historike; që besojnë fort se jeta e tyre do të ndryshojë për mirë duke ndjekur të njëjtin model si Europa.
E vetëdijshme për këtë borxh e ahtet këtu ku jetojmë, parapëlqej rezultatet e prekshme në vend të premtimeve llamburitëse.
Tek e fundit, unë jam një qytetare e Ballkanit Perëndimor, që vjen nga Shqipëria e që e njeh me përvojën e drejtpërdrejtë,  “tingullin” që shkakton fjala Ballkan mes nesh dhe jehonën e oshëtimën e kësaj fjale  jashtë nesh.
Shtëpia dhe familja ime janë në Tiranë, zyra qëndrore është në Sarajevë. Për shkak të punës më duhet të udhëtoj shumë dhe shpesh. Të jem në kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët e kam sa të domosdoshme, por dhe të vështirë.
Është me të vërtetë nakatosëse të ndryshosh karta SIM të celularit sa herë kalon kufirin, ose të vraposh ku ka WIFI për të parë mesazhet. Të mbyllësh “roaming”, për të mos patur një faturë të frikshme në fund të muajit, dhe prap të duash të mbarosh punë, apo thjesht të njoftosh familjarët dhe miqtë se ke mbërritur mire, është më e bezdisshme se sa kur telefonat i kishim me fill.
E po kështu si unë bëjnë dhe miqtë e kolegët, madje edhe biznesmenët.J
E lodhshme, e ndërlikuar dhe kushton shtrenjtë!
Për t’i thënë gjërat troç. Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i zhvilluar ekonomikisht. Papunësia është e lartë, largimi i “trurit” po rritet, të rinjtë duan të ikin. Njerëzit humbasin vendin e punës për arsye të ndryshme, por për disa të tjerë ky hovi i teknologjisë është një rrezik edhe më i madh.
Jetojmë në një botë që s’po i lë më thuajse hapësirë atyre që s’përshtaten dot me teknologjinë. Je apo s’je on line është çështja. Lidhjet shoqërore, ndjenjat, aktivitetet, aventurat, biznesi, politikat, qeveritë, gjithçka po kalon on line.
Një vit më parë, në Sofje në samitin për Ballkanin Perëndimor – BE, u përudh   nisma për një Marrëveshje Rajonale Roaming falas për rajonin tonë.
Qeveritë e Ballkanit Perëndimor, ne- Këshilli I Bashkëpunimit Rajonal(RCC) si lehtësues dhe padyshim Komisioni Evropian, jemi përpjekur të finalizojmë një marrëveshje, e cila sapo të nënshkruhet, i hap dritën jeshile planit konkret të uljes deri në heqjen e plotë  të tarifave roaming (brenda 2021) për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të vërë në lëvizje edhe proçesin e uljes së çmimeve roaming midis nesh dhe Bashkimit Europian.
Dhe që të jem e sinqertë, ky nuk është i vetmi përfitim. Trajtimi I drejtë dhe i barabartë i qytetarëve të këtij rajoni, është arritja më e mirë e kësaj marrëveshjeje.
Fol si n”shpi! Do të çoni mesazhe ose lundroni më shumë në internet, kudo që të ndodheni në rajon dhe sigurisht do të paguani shumë më pak. S’do t’ju prishet gjaku nëse harroni të mbyllni roaming para se të kaloni kufirin.
Kjo marrëveshje për të gjashtë ekonomitë në rajon do të lidhë bizneset më shpejt dhe më lirë me njeri tjetrin,  do të lidhë punëkërkuesit me punëdhënësit e tyre potencialë. Padyshim do të gëzojë turistët,të cilët mezi presin, të ndajnë e postojnë online,- menjëherë të kuptohemiJ, -kujtimet e ndjesitë nga  pikat e shumta kulturore- arkeologjike apo aventurat gjatë pushimeve.
Europa është mendësi dhe integrimi evropian s’ka kuptim tjetër veçse ndryshimit të vërtetë të rajonit ku jetojmë.
Në një botë ku e ardhmja është e turbullt dhe e mjegullt në rastin më të mirë, por me shumë të ngjarë është më shumë e  pasigurt, s’kemi rrugë tjetër më të mire se sa forcimi i lidhjeve mes njëri-tjetrit.
Çdo shans që nuk kapet tani e nuk lexohet si një dëshmi serioze e të ardhmes në duart tona, është një shans i humbur.
Siç thotë Pierre Bourdieu: “Për të projektuar të ardhmen, është e nevojshme të mbahesh në të tashmen.”
E meqenëse çka bëjmë sot, na çel rrugën e mundësive të së nesërmes, është koha për të bërë të mundur së bashku, përmbylljen me sukses të kësaj marrëveshje, si një mision shëlbyes ndaj qytetarëve, me vetëdijen se ky rajon është shtëpia jonë.
*Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal(RCC)) është organizata që promovon bashkëpunimin rajonal me qëllim të integrimit europian të Europës Juglindore
*Marrëveshja e re Rajonale për Roaming është  një nga rezultatet e Axhendës të Lidhjes në Planin e Veprimit për Zonën Rajonale Ekonomike në Ballkanin Perendimor (MAP REA), si një nga angazhimet e dakortësuara nga lideret e 6 vendeve në Samitin e Triestes në Korrik 2017 dhe në Samitin e Sofies BE- Ballkani Perendimor në 2018.
Si pjesë e këtyre angazhimeve, do të zhvillohet edhe Samiti i Dytë Dixhital  për Ballkanin Perendimor në 4-5 Prill 2019 në Beograd, Serbia ku pritet të firmoset kjo marrëveshje.

Next Post
Të gjitha transmetimet në vend do të kalojnë në digital, AMA: Pas 1 shtatorit nuk do të ketë më shtyrje

Të gjitha transmetimet në vend do të kalojnë në digital, AMA: Pas 1 shtatorit nuk do të ketë më shtyrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

February 8, 2026
Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

February 8, 2026
E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

February 8, 2026
Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

February 8, 2026
Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

February 8, 2026
Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

February 8, 2026
Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

February 8, 2026
“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

February 8, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

“Reforma” e reformës nuk mund të jetë me heq foshnjën nga vaska

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In