• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në raportin e KLGJ-së shihen provat se si Meta zhyti në kaos gjykatat e vendit

by Java News
03/07/2019 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta ka dalë tashmë hapur, jashtë kornizave të një presidenti asnjëanës duke marrë në dorë flamurin e kryeopozitarit, duke goditur me top si mazhorancën, por në mënyrë të turpshme edhe ambasadorët e vendeve aleate si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Në daljet e tij të fundit, Presidenti ka përsëritur sulmet ndaj reformës në drejtësi, e cila pritet të çojë përpara llogarisë politikanë të tranzicionit si Meta dhe familjarë të tyre. Po gjatë ditës së sotme, Ilir Meta i adresoi një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kërkonte informacion, për plotësimin e vakancave të gjyqtarëve në gjykatën e lartë.

Lëvizje të tilla në seri, që Meta ka ndërmarrë së fundmi, shtrojnë pyetjen se sa seriozisht e ka ai, kur interesohet për fatin e reformës dhe organeve të reja të drejtësisë?

Faktet dhe veprimet e dokumentuara të Metës si president, provojnë se ai jo vetëm nuk e ka seriozisht, por gjatë gjithë kohës, ai nuk ka zbatuar asnjë nga ligjet e reja të reformës në drejtësi, as nuk është impenjuar për të çuar deri në fund vlerësimin e gjyqtarëve si kryesues i KLD deri në shkrirjen e saj, e as nuk ka marrë asnjë veprim për plotësimin e vakancave të gjyqtarëve në gjykatat e vendit, kur detyra ia kërkonte ta bënte. Mosplotësimi i vakancave të gjyqtarëve do të krijonte vështirësi dhe kolaps në funksionimin e gjykatave të vendit.

Është pikërisht KLGJ që ka zbuluar kohë më parë skandalet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i drejtuar nga Meta si President që prej vitit 2017.

Sipas raportit, ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Metës ka shmangur ligjin gjatë vitit 2018 duke mos vlerësuar profesionalisht gjyqtarët. KLGJ vlerëson se KLD vlerësoi vetëm 2 gjyqtarë gjatë vitit 2018.

“Neni 171, pika 1 e ligjit nr. 96/2016, parashikon se KLD duhet të përfundonte vlerësimin e gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të Apelit për periudhën 2007- 2012, bazuar në rregullat ekzistuese para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Procesi i vlerësimit të gjyqtarëve mbeti vetëm në fazën fillestare. Aktualisht ka përfunduar vlerësimi vetëm për periudhën 2007-2009, ndërkohë që nga kjo periudhë e deri më sot kanë hyrë në sistem breza të tërë magjistratësh, të cilët nuk kanë asnjë vlerësim profesional të veprimtarisë së tyre. Nga dokumentacioni që ndodhet pranë institucionit, konstatohet se ka përfunduar vlerësimi profesional dhe etik vetëm për 2 gjyqtarë gjatë vitit 2018”, thuhet në raportin e KLGJ drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Raporti nxjerr zbuluar faktin se KLD e Metës shmangu marrje ne masave për gjyqtarët e kapur me shkelje të rënda, duke favorizuar kështu hapur veprimtarinë e tyre. KLGJ konstatoi numrin e lartë të kërkesave të ardhura nga Ministria e Drejtësisë në ish-KLD për të marrë masa ndaj gjyqtarëve të kapur me shkelje, të cilat Meta i injoroi, duke dhënë masa shumë të lehta për vetëm 4 gjyqtarë.

“Janë shqyrtuar kërkesat e ardhura përgjatë vitit 2017 dhe vitit 2018 nga ministri i Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve, dhe konkretisht janë marrë në shqyrtim dhe kanë përfunduar 16 procedime disiplinore për 16 gjyqtarë, me rezultatet e mëposhtme: 12 gjyqtarë rrëzohet kërkesa e MD dhe nuk propozohet masë tjetër; 3 gjyqtarë “Vërejtje publike”;1 gjyqtar “Vërejtje konfidenciale”, theksohet në raport.

E ndërsa sot Ilir Meta i kërkon llogari KLGJ-së për vakancat në Gjykatën e Lartë, raporti provon se KLD në kohën e tij, mbylli sytë për vakancat e krijuara në gjykatat e vendit, duke mos marrë masa për transferimin apo komandimin e emrave zëvendësues.

“Gjatë veprimtarisë së KLD ka pasur vende vakante të krijuara në gjykata. Këto vakanca nuk i përkasin vetëm vitit 2018, por janë mbartur edhe nga vitet e mëparshme. Ky problem krijon vështirësi në çdo gjykatë që ekziston, por mund të krijojë kolaps në gjykatat e vogla me 4-5 gjyqtarë. Vëmendja dhe reagimi i KLGJ me masa të përkohshme është i menjëhershëm”, shkruhet në raport.

Kështu, raporti provon se vetë Ilir Meta, është një nga përgjegjësit kryesorë të situatës kaotike me gjykatat në vend. Njeriu që bërtet gjithë ditën se vendi është pa gjykata, është pikërisht presidenti që nuk u impenjua kurrë për plotësimin e vakancave në gjykatat e vendit, siç ia kërkonte ligji ta bënte.

Në këtë mënyrë, duket qartë se Ilri Meta që sot sulmon publikisht reformën në drejtësi, është përpjekur ta minojë drejtësinë e re me çdo kusht, dje duke përdorur detyrën e kreut të KLD-së, ndërsa sot kolltukun e Presidencës. (lexo.al)/l.m

Raporti i plotë:https://www.parlament.al/Files/Kerkese/20190528135623RAPORT%20MBI%20GJENDJEN%20E%20SISTEMIT%20GJYQESOR%20DHEVEPRIMTARINE%20E%20KESHILLIT%20TE%20LARTE.pdf

Next Post
Vizat, Holanda zbardh përgjigjen e KE: Do punojmë me Shqipërinë

Vizat, Holanda zbardh përgjigjen e KE: Do punojmë me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In