• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lehtësi regjistrimi/ Rama: Brenda 2 javësh ngremë Task Forcën që t’ju bëjmë pronarë toke pa ligjin 7501

by Java News
24/05/2023 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e pronave është një nga problematikat më të mëdha që përballet vendi ynë, e ku për fat të keq ka qenë edhe një shkak për vrasje, mirëpo, kryeministri Edi Rama tha se është drejt një zgjidhjeje.

Në një takim në Kukës, kreu i qeverisë, sqaroi se brenda 2 javësh do të krijohet një Task Forcë në Kryeministri që do të merret me trajtimin e pronave, për të bërë pronarë me dokumente në bazë të dakordësisë që vetë qytetarët kanë me njëri-tjetrin.

Pra e thënë më thjeshtë, nëse ti ke në përdorim një tokë, e punon atë, e askush nuk pretendon se është e tija, atëherë do të mund që të shndërrohesh në pronar ligjor të saj. Në këtë mënyrë, thotë Rama, do të bëhet që ata të përfitojnë nga subvencionet, grantet apo edhe kreditë dhe të marrin frytet e saj.

“Po flisnim për një çështje të nxehtë që është kryesisht në zonat e veriut që ka të bëjë me pronën dhe tokën në fshat, ku njerëzit nuk kanë problem me njëri tjetrin dhe ku ligji 7501 i ka penguar që të jenë pronar, dhe i fuste në sherr.

Njerëzit të bëhen pronarë me letra në bazë të dakordësisë që kanë me njëri tjetrin dhe ju e dini shumë mirë që ka zona ku nuk ka sherr, Tropoja një pjesë e madhe e territorit rural është kështu, Kukësi, nuk kanë sherr me njëri tjetrin, duhet që ne të rrisim kapacitete, sot kemi marrë  një hap të parë dhe brenda dy javësh do të marrim një vendim në qeveri dhe do krijojmë një task forcë për të ndihmuar Bashkitë e Kukësit, Tropojës, Malësisë së Madhe, për një pjesë të territorit dhe bashkitë e tjera që të ecim sa më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave, se ata njerëz që i kanë tokat dhe i punojnë, për që në mungesë të pronësisë, nuk marrin dot një kredi, një subvencion, një grant, nuk bëjnë dot asnjë transaksion, as nuk e shesin dot, të kenë mundësi që të hyjnë në këtë dhe kjo do të bëjë të mundur që investime nga emigracioni të vijnë këtu”, u shpreh kryeministri.

Ai ishte në Kukës, në kuadër të turit të falënderimeve, në ato Bashki që ia doli të fitonte, më konkretisht 53 përkundrejt 7 bashkive të fituara nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe një nga partia MEGA./m.j

Next Post
VIDEO/ Plas grushti në aeroport, udhëtarët përleshen me njëri-tjetrin, e pësojnë keq dy persona

VIDEO/ Plas grushti në aeroport, udhëtarët përleshen me njëri-tjetrin, e pësojnë keq dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In