• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rizbulohet vepra e Rubensit, zhdukur para 400 vjetësh

by Java News
27/09/2017 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një portret i humbur, i realizuar nga artisti Peter Paul Rubens, është rizbuluar pas më shumë se 400 vjetësh.

Vepra e artistit flaman, e shekullit shtatëmbëdhjetë në të cilën ai analizon Duken e Buckinghamit, është identifikuar nga Bendor Grosvenor, në kuadër të “Kryeveprat e humbura britanike” që e realizon “BBC Four”, transmeton “Koha Ditore”.

Vepra ndodhej në koleksionin e një muzeu në Glasgoë dhe kishte qenë e ekspozuar në “Pollok House” të këtij qyteti. Por për shkak të përdorimit të madh të ngjyrave dhe pluhurit të grumbulluar, ishte menduar që kjo ishte kopje e mëvonshme e realizuar nga ndonjë artist tjetër.

Portreti i restauruar i George Villers, Dukës së parë të Buckinghamit, është vërtetuar se është vepër e Rubens, nga Ben van Benden, drejtor i muze-galerisë “Rubenshuis” në Anwerp. Ai ka thënë se kjo vepër është “një shtesë e rrallë në portretin e përgjithshëm të Rubens që shpërfaq mënyrën sesi ai i është qasur zhanrit artistik”.

“Shansi për të zbuluar një portret të një figure kaq të rëndësishme në historinë britanike nga një prej artistëve më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë, ka qenë emocion i veçantë”, ka thënë Grosvenor.David McDonald, udhëheqës i “Glasgow Life” ka thënë se është më se i kënaqur që u zbulua se kjo pikturë është e Rubensit, një artisti të mirënjohur në gjithë globin si një prej piktorëve më të rëndësishëm të historisë.

Portreti i Dukës në të cilin duka mban veshur një kollare të përpunuar dhe bart një brez, daton rreth vitit 1625. Ai ishte figurë kontroverse që arriti të bëhej prej një fisniku deri tek i preferuari i mbretit James në Skoci. Natyra e raportit të tyre ka qenë burim i debateve të ndryshme. Disa ekspertë madje pretendojnë se kanë qenë të dashur, derisa të tjerë besojnë se ishte një miqësi e ngushtë platonike.

Punët rinovuese në “Aperthorpe Palance” në Northamptonshire, njërën prej rezidencave të preferuara të mbretit kishin zbuluar një tunel të fshehtë që i lidhte dhomat e gjumit të dy burrave. Duka ishte vrarë në vitin 1628 në moshën 35-vjeçare, tre vjet pas vdekjes së James.

Ngarkimet e shumta me ngjyrë në prapavijë dhe vende të tjera nga një artist i mëvonshëm, bashkë me qindra vite të grumbullimit të pluhurit, e kishin zymtësuar veprën e Rubens. Por analizat e studiuesve kanë nxjerrë në pah se vepra ishte pikturuar rreth datës 1960.

Pastrimet shtesë dhe testimet me rreze ultraviolete kanë treguar se nuk ishte kopje, por vepër origjinale e artistit. Piktura i është nënshtruar konservimit nga Simon Gillespie, për t’ia kthyer pamjen origjinale. Do të ekspozohet në “Kelvingrove Art Gallery and Museum” në Glasgoë të enjten. (b.an)

Next Post
“Ajo e deshte shumë jetën…”. Ish-deputeti i PD humbet nënën

"Ajo e deshte shumë jetën...". Ish-deputeti i PD humbet nënën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Izolohet zjarri në Kropisht të Selenicës, digjen 27 hektarë me shkurre dhe pemë

September 7, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

September 7, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

September 7, 2026
Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

September 7, 2026
Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

September 7, 2026
“Merkur.de”: Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Nuk preferohet vetëm bregdeti/ Turistët tani duan malet, natyrën dhe historinë

September 7, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

September 7, 2026
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi

Dy persona me motor atentat shqiptarit në Athinë, detajet e para

September 7, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Pagat e magjistratëve? KLGJ e KLP dolën nga binarët! Opozita gabon sepse…

September 7, 2026
Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com