• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rivlerësimi i pronave të patundshme, kreu i ZRPP: Ja procedurat

by A R
07/01/2017 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive në të gjithë vendin do të përdorin çmimet e reja fiskale si referencë për regjistrimet e shitblerjes së apartamenteve, pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Qeveria miratoi vlerat e reja të shitblerjeve të banesave në tregun e lirë për të gjitha qytetet e vendit dhe 32 zonat kadastrale të Tiranës.

Për procesin e rivlerësimit të shtëpive me tatimin 2 për qind, hipotekat do të vazhdojnë të përdorin çmimet fiskale të 2015-s, që janë ende në fuqi.

Çmimet e reja fiskale për kryeqytetin nuk kanë ndryshuar në 23 zona kadastrale, në 5 të tjera çmimi është rritur, kurse në 4 zona kadastrale çmimi është ulur.

Gazeta boton edhe një herë çmimet fiskale për zonat e Tiranës dhe çmimet e reja fiskale të qeverisë, por që ende s’janë botuar në Fletoren Zyrtare.

Referuar tabelës për të katërtin vit rresht, çmimi fiskal për shitblerjen e apartamenteve në zonën e ish–Bllokut ka mbetur i pandryshuar në vlerën e 190 mijë lekë/m2.

Çmimet për Rrugën e Durrësit janë rritur, nga 75 mijë lekë/m2 bëhet 77 mijë lekë/ m2, rritja me 2 mijë lekë/m2.

KREU I HIPOTEKAVE

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Ilirjan Muho, tha për gazetën “Panorama” se çmimet e reja fiskale do të zbatohen vetëm pas botimit të tyre në Fletoren Zyrtare. Çmimet fiskale po përdoren nga Hipotekat edhe për procesin e rivlerësimit të shtëpive.

Për rivlerësimet, Muho shpjegon se zyrat e Regjistrimit të Pasurive do të vazhdojnë të përdorin çmimet fiskale që janë në fuqi, pasi asnjë pasuri nuk mund të regjistrohet poshtë vlerës së çmimeve referencë.

“Kur çmimet fiskale ndryshojnë, zyrat e Regjistrimit të Pasurive përdorin çmimet e reja vetëm pas botimit të tyre në Fletoren Zyrtare. Çmimet fiskale referencë shërbejnë për t’i orientuar shitësit apo blerësit e apartamenteve drejt çmimeve reale, ndërsa zyrat e Regjistrimit të Pasurive së Paluajtshme për t’i orientuar që asnjë pasuri të mos regjistrohet nën këto çmime fiskale. Edhe për procesin e rivlerësimit do të vazhdojnë të përdoren çmimet fiskale që janë në fuqi”, tha Muho.

Kryeregjistruesi foli edhe për ecurinë e procesit të rivlerësimit në këto 4 muaj.

“Janë dy lloj pasurish që mund të rivlerësohen, truall dhe ndërtesë, por sipas ligjit këtij procesi po i nënshtrohen edhe ato pasuri të legalizuara që janë në proces regjistrimi. E krahasuar me mesataren e tri viteve të mëparshme ka një rritje prej 130 për qind të pasurive që janë vlerësuar. Konkretisht janë mbi 20 mijë pasuri të rivlerësuara gjatë 4 muajve të fundit. Në Tiranë, duke qenë zyra më e madhe e Regjistrimit të Pasurive së Paluajtshme, ka fluksin më të madh të aplikimeve të kësaj natyre, e cila shkon mbi 7 mijë aplikime vetëm në 4 muaj, që është një shifër relativisht e lartë. Për Tiranën mund t’ju them se Zyra e Regjistrimit të Pasurive frekuentohet nga 100 deri në 120 qytetarë që aplikojnë për të përfituar nga procesi i rivlerësimit”, tha Muho.

Kreu i Hipotekave përsëriti se procesi i rivlerë- simit është i hapur deri më 28 shkurt.

Muho ftoi edhe një herë qytetarët të përfitojnë nga ligji i rivlerësimit, ndërsa garantoi gatishmërinë e zyrave të Regjistrimit për t’u shërbyer qytetarëve në këtë proces.

/a.m.

Next Post
Linda Halimi rrëfen paragjykimet për bashkëshortin e saj me ngjyrë

Linda Halimi rrëfen paragjykimet për bashkëshortin e saj me ngjyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
Pas armëpushimeve në Iran dhe Liban, çfarë do sjellë e ardhmja për Gazën?

Pas armëpushimeve në Iran dhe Liban, çfarë do sjellë e ardhmja për Gazën?

April 26, 2026
“Burrin tim e ke pasur mashë”, vjehrra i kthehet nuses: Pjesën e djemve të mi nuk e merr dot ti

“Burrin tim e ke pasur mashë”, vjehrra i kthehet nuses: Pjesën e djemve të mi nuk e merr dot ti

April 26, 2026
U gjykua për vrasje, si fitoi pafajësi në dy shkallë Kreshnik Mujeci

U gjykua për vrasje, si fitoi pafajësi në dy shkallë Kreshnik Mujeci

April 26, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

April 26, 2026
‘Në Britani seancat gjyqësore transmetohen LIVE’, Kreu i GJL: Besimi te drejtësia varet nga transparenca

‘Në Britani seancat gjyqësore transmetohen LIVE’, Kreu i GJL: Besimi te drejtësia varet nga transparenca

April 26, 2026
“Pusho se do të të qëlloj”, vjehrra nxehet me nusen: Pasurinë tënde e ke tek yt atë

“Pusho se do të të qëlloj”, vjehrra nxehet me nusen: Pasurinë tënde e ke tek yt atë

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In