• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rivlerësimi i pronave, formulari në Hipotekë dhe harta e çmimeve për Tiranën

by Java News
30/08/2016 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që sot, qytetarët mund të paraqiten në hipoteka për të plotësuar formularët që të përfitojnë nga rivlerësimi i pronës dhe shtëpisë. Udhëzimi për rivlerësimin përcakton se në rast se një qytetar kërkon të rivlerësojë shtëpinë e tij fillimisht duhet të paraqitet në hipoteka për të plotësuar formularin “kërkesë për rivlerësim”.

Qytetarit i njihet e drejta për ta bërë rivlerësimin edhe nga një ekspert të licencuar. Pra e thënë ndryshe ai mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimi do të bëhet nga hipotekat apo nga vlerësuesit privat të pasurisë.

Në rast se rivlerësimi i pasurisë do të bëhet nga një ekspert i licencuar, atëherë formulari që do t’i dorëzohet hipotekës duhet t’i bashkëlidhet edhe fotokopja e licencës së vlerësuesit të pasurisë, si dhe akti origjinal i vlerësimit të pasurisë së nënshkruar dhe të vulosur nga eksperti vlerësues i pasurisë.

formulari1Nga hipotekat, shtëpitë e qytetarëve do të rivlerësohen në bazë të çmimeve minimale fiskale. Në këtë rast, tatimi 2 për qind që do të paguhet do të llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë së aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi.

“Panorama” boton çmimet minimale fiskale për 11 zonat e kryeqytetit, ku secili qytetar mund të bëjë llogaritë se sa duhet të paguajë nga rivlerësimi. Në rast se shtëpia rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë për të përcaktuar vlerën e regjistrimit të pasurisë në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, konsiderohet vlera e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të pronësisë.

cmimet tiraneE njëjta procedurë do të ndiqet edhe për shtëpitë që kanë marrë lejen e legalizimit dhe janë në proces regjistrimi në hipoteka. Edhe ata duhet të paraqiten në hipoteka për të plotësuar formularin, ose në rast se do të zgjedhin që rivlerësimin ta kryejnë nga ekspertët privatë, krahas formularit duhet të dorëzojnë fotokopje të licencës së vlerësuesit të pasurisë, si dhe akti origjinal i vlerësimit të pasurisë së nënshkruar dhe vulosur nga eksperti vlerësues i pasurisë.

Për rivlerësimin edhe për shtëpitë e legalizuara do të përdoren çmimet minimale fiskale të miratuara në 2015. Taksa që do të paguhet do të llogaritet nga çmimi i rivlerësuar dhe vlerës së pasurisë. Qeveria ka përcaktuar që tarifa që do të paguajnë qytetarët për rivlerësimin e shtëpive do të jetë 700 lekë.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Warren Beatty një film për Howard Hughes

Warren Beatty një film për Howard Hughes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In