• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rivlerësimi i pasurisë, Ahmetaj: Lehtëson barrën fiskale

by A R
25/07/2016 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi pritet t’i hapë rrugë në seancën e sotme, nismës së qeverisë që mundëson rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndërsa maxhoranca dhe opozita debatuan lidhur me qëllimin e projektligjit.

Ish ministri i Financave Ridvan Bode, deputet i partisë Demkratike, tha se kjo nismë nuk është një karamele në vitin elektoral në detin e hidhur ku qeveria ka hedhur qytetarët por një kërbaç pasi qeveria mendon të ndryshojë skemën e taksimit mbi bazën e vlerës, çka do të rëndojë qytetarët në të ardhmen.

Por, ministri Arben Ahmetaj e kundërshtoi këtë qëndrim të opozitës me argumentin se ky është një ligj i rivlerësimit të pasurive, i cili ofron një mundësi të kufizuar në kohë, për të lehtësuar një barrë të mundshme fiskale në të ardhmen për të gjithë ata që vlera e pasurive të tyre të paluajtshme ka akoma vlerën historike dhe ka nevojë të rivlerësohet në vlerën e tregut.

Ahmetaj në përgjigje të Bodes dhe debateve mbi situatën ekonomike në vend, renditi disa nga reformat dhe nismat fiskale që kanë ndikuar në përmirësimin e situatës ekonomike në vend.

“Kemi prekur me ulje drastike të paktën 80 % të familjeve shqiptare. Për herë të parë kjo qeveri nuk krijon balancë negative dhe sivjet borxhi është më i ulës se vitet e kaluara duke filluar trajektoren rënëse”, deklaroi ai.

Ahmetaj po ashtu vlerësoi qëndrimin e opozitës që sipas saj, pavarësisht qëllimit do ta votonte nismën për rivlerësimin e pasurive.

“Mbështesim çdo masë në dobi të qytetarëve e biznesit dhe për këtë arsye e kemi shprehur votën pro, por në të vërtetë kemi të bëjmë me një masë periferike në interes të një numri të limituar që nuk kalon 2 % për qytetarët, ndërsa për bizneset nuk ka asnjë interes dhe lidhet me ata qytetarë që kanë banesa për të shitur”, tha Bode.

Përgjatë kësaj periudhe, individët mund të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme duke paguar një tatim mbi diferencën në masën 2 për qind ndërsa bizneset në masën 3 për qind.

(java / r.a)

Next Post

Meshkuj, ja si ta gjeni se sa gjatë do të jetoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com