• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rivlerësimi i pronave ende i paqartë, agjentët e tregut shpjegojnë pse duhet të jetë 3% dhe jo më e lartë

by A R
12/08/2024 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa tregu i pasurive të patundshme është në pritje të fushatës së radhës së rivlerësimit të pronave, norma tatimore që pritet të aplikohet i ngjan një loje kungulleshkash.

Nismëtarja, deputetja Blerina Gjylameti, ka propozuar një normë 3%. Dy muaj më pas kryeministri deklaroi se ajo do të jetë 5%. Ndërkohë gjatë diskutimeve në komisionin e ekonomisë  deputet e opozitës kanë sugjeruar 2% ndërsa ata të mazhorancës kërkojnë të jetë 4%.

Analizat e tregut si dhe eksperienca e fushatave në të kaluarën sugjerojnë se norma duhet të jetë e ulët dhe e shtrirë në kohë që të ketë sukses.

“Ne kemi parë se kur norma tatimore është 3%, që nga 2011 e deri më sot ka qenë 1-2-3% , tregu ka funksionuar. Dhe jo vetëm tregu, por edhe financat e qeverisë janë përmirësuar. Nga ana nga analizat  e kryera rezulton se për çdo rritje me 1% të normës tatimore, tregu tkurret me 3%. E thënë ndryshe. Sa më e lartë të jetë tatimi aq më i shtrenjtë dhe i papërballueshëm bëhet ky produkt. Ne do të bëjmë avokacinë tonë që të jetë 3%”, thotë Reinaldo Pipiria, drejtor në shoqatën e agjentëve imobiliarë.

Shoqata bën apel që qeveria të mos e mbajë më peng këtë proces, por të respektohen afatet dhe të nis zbatimin në shtatorë.

“Në 19 korrik është diskutuar propozimi në komision. Brenda 20 gushtit Ministria e financave duhet të depozitojë në kuvend  oponencën dhe qëndrimin e saj.  Më pas diskutohet në komisionin të ligjeve dhe në fund në seancë. Ne duam  që të mos zvarritet, sepse tashmë ka dy muaj kjo nismë që është në pezull”, thotë Pipiria.

Agjentët e tregut thonë se ka një tkurrje të shit-blerjeve të pronave në 6-mujorin e parë. Por ata hedhin poshtë idenë se ka rënë kërkesa.

“Ka patur një bllokim të tregut sidomos pas daljes së këtij propozimi, 20%. Kjo ka ardhur për shkak të paqartësive. Nuk ka ardhur prej rënies së kërkesës, por për të parë sa do jetë tatimit, sidomos për pronat me tituj pronësie. Por kontratat e porosisë kanë kërkesë të lartë”, deklaron Pipiria.

Kreu i qeverisë tha se kjo do të jetë fushata e fundit. Si e tillë ajo duhet të pasohet me një zgjidhje përfundimtare të skemës së shit-blerjes së pronës. Nga 2026 pritet të hyjë në fuqi skema e re taksimit të pronave, për rrjedhojë dhe shitja e tyre duhet të shoqërohet me një normë fikse tatimore, më e ulët se 15%, që për shumë ekspertë të fushës duhet të jetë të paktën 50% më ulët.

/a.r

Next Post
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Parandalimi i aksidenteve rrugore, policia arreston 41 drejtues dhe pezullon 154 leje drejtimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

February 10, 2026
Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

February 10, 2026
Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

February 10, 2026
Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

February 10, 2026
Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

February 10, 2026
Politikat e shpërblimit të punonjësve të bankave, BSH propozon ndryshime

BSH: Kreditë me probleme në nivelin më të ulët

February 10, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

February 10, 2026
Eurostat: Të rinjtë kryesojnë përdorimin e mjeteve të IA në BE

Eurostat: Të rinjtë kryesojnë përdorimin e mjeteve të IA në BE

February 10, 2026
Rendi botëror i Trump varet mbi Europën! Konferenca e sigurisë në Mynih, grindjet, lufta dhe paqja

Rendi botëror i Trump varet mbi Europën! Konferenca e sigurisë në Mynih, grindjet, lufta dhe paqja

February 10, 2026
Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In